JU MUND TË ANKOHENI

Nëse jeni të pakënaqur me mënyrën se si kërkesa juaj për informacion është trajtuar, ju keni të drejtë ligjore për të bërë ankesë.

Nëse ju keni bërë një kërkesë me shkrim dhe nuk keni marrë përgjigje ose jeni të pakënaqur me përgjigjen e marrë nga autoriteti ju keni të drejtë të ankoheni administrativisht brenda 30 ditëve.

Ju mund të ankoheni pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Ankesat i drejtohen Komisionerit me shkrim, duke plotësuar formularin e ankesës të cilin e gjeni të shkarkueshme këtu.

Formulari ankesës

Formulari ankesës duhet të jetë i plotësuar në të gjitha pikat. Në rastet kur informacioni i kërkuar përmban të dhëna personale, kërkohet dokumenti i identifikimit të kërkuesit. Formulari i ankesës duhet të shoqërohet me formularin e kërkesës për informim drejtuar Autoritetit publik si dhe recetën postare ose emailin drejtuar Autoritetit Publik.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë