FORMULAR ANKESE PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Formularin e plotësuar, mund ta dërgoni pranë Zyrës së Komisionerit në adresën e-mail info@idp.al, dorazi ose nëpërmjet postës në adresën: Rr. Abdi Toptani, Tiranë.

Ligji nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”

Neni 86
E drejta për t’u ankuar

1. Pavarësisht mjeteve të tjera ligjore në dispozicion, administrative ose gjyqësore, çdo subjekt
i të dhënave që pretendon se përpunimi i të dhënave të tij personale kryhet në shkelje të këtij ligji,
ka të drejtë të paraqesë ankim pranë Komisionerit, i cili e shqyrton atë në përputhje me dispozitat
e Kodit të Procedurës Administrative dhe të këtij ligji.
2. Pasi vihet në dijeni nga Komisioneri për ankesën e depozituar, kontrolluesi ose përpunuesi,
kur i kërkohet nga Komisioneri, nuk bën ndryshime thelbësore në përpunimin e të dhënave
personale në fjalë pa miratimin e Komisionerit, deri në përfundim të shqyrtimit të ankesës.
3. Komisioneri vë në dijeni ankuesin për ecurinë e shqyrtimit të ankesës, vendimin e marrë, si
dhe të drejtën e ankimit në gjykatë, përfshirë gjykatën, ku mund të paraqitet ankimi, mjetet e
ankimit, afatin dhe mënyrën e përllogaritjes së tij për paraqitjen e ankimit.
4. Komisioneri lehtëson dorëzimin e ankesave nëpërmjet formularëve të paraqitjes së tyre, që
mund të plotësohen, gjithashtu, në mënyrë elektronike, pa përjashtuar mjetet e tjera të
komunikimit.
5. Kryerja e detyrave të Komisionerit sipas këtij neni bëhet pa kundërshpërblim.
6. Kur ankesat janë qartazi të pabazuara ose të tepruara, veçanërisht për shkak të karakterit të
tyre përsëritës, Komisioneri mund të refuzojë ndërmarrjen e veprimeve në lidhje me ankesën.
Komisioneri mban barrën e provës lidhur me pabazueshmërinë dhe natyrën e tepruar të ankesës.