Password ~ Fjalëkalim, kod sekret i një përdoruesi që nuk duhet të njihet nga përdoruesit e tjerë, dhe që i përdorur bashkë me UserID, lejon aksesimin e një sistemi.
Pasuri ~ Tërësia e sendeve, e mjeteve materiale dhe e vlerave të tjera që ka në zotërim një njeri, një grup njerëzish ose shoqëria; burim të ardhurash e të mirash materiale; pronë.
Paprekshmëri e banesës ~ Ruajtja e mbrojtja e banesës me ligj nga çdo lloj dhunimi.
Pasaportë ~ Letërnjoftim i posaçëm, me të cilin pajiset ai që shkon me shërbim ose udhëton jashtë shtetit për një kohë të caktuar. Pasaportë diplomatike. Pasaportë shërbimi. Zyra e pasaportave. Nxjerr pasaportën.
Pengesat e qarkullimit të të dhënave personale ~ Çdo rrethanë, dukuri, kriter apo kusht ligjor që pengon transmetimin dhe transferimin e të dhënave personale.
Përdorimi i të dhënave ~ Bërje e veprimeve me të dhënat, shfrytëzim i tyre për të arritur një qëllim të caktuar.
Përgjim ~ Përqendrim i vëmendjes dhe i shqisave për të hetuar çfarë ndodh me një person fizik/ juridik të caktuar; vëzhgimi organizuar i çdo veprimi, thënie ose lëvizjeje të personit.
Përjashtim nga njohja ~ Heqje e të drejtës për t’u njohur me të dhënat.
Përhapje ~ Komunikimi i të dhënave personale ndërmjet kontrolluesve apo komunikimi i të dhënave personale tek çdo subjekt tjetër, përveç përpunuesit apo subjektit të të dhënave, përfshirë edhe publikimin.
Përpunim i të dhënave ~ Është çdo veprim që kryhet plotësisht ose jo me mjete automatike, me të dhënat personale, si grumbullimi, regjistrimi, ruajtja, renditja, përshtatja, ndreqja, këshillimi, shfrytëzimi, përdorimi, bllokimi, fshirja ose shkatërrimi apo çfarëdo veprim tjetër, si dhe transmetimi i të dhënave.
Përpunues ~ Është çdo person fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci ose çdo njësi tjetër, përveç punonjësve të kontrolluesit, që përpunojnë të dhëna për vetë kontrolluesin.
Pëlqim ~ Është deklarata specifike, e dhënë me vullnet të lirë nga subjekti i të dhënave personale për përpunimin e të dhënave të tij.
Pëlqim i subjekteve të të dhënave ~ Është çdo deklaratë me vullnet të plotë e të lirë e dhënë shprehimisht dhe në dijeni të plotë për çfarë të dhënat do të përpunohen, me të cilën nënkupton që subjekti i të dhënave pranon që të përpunohen të dhënat e tij”.
Përafrim i ligjeve ~ Nënkupton procesin e njëhësimit të legjislacionit kombëtar me atë komunitar.
Përpunimi automatik ~ Përfshin operacionet e mëposhtme, nëse kryhen plotësisht ose pjesërisht me anë të mjeteve automatike: ruajtjen e të dhënave, kryerjen e veprimeve logjike dhe/ose aritmetike mbi këto të dhëna, ndryshimin, fshirjen, marrjen ose shpërndarjen e tyre;
Phishing ~ Është metoda e marrjes së të dhënave nëpërmjet mashtrimit.
Prejardhje ~ Të qenët e dikujt në një klasë a grup shoqëror të caktuar; origjinë.
Prejardhje etnike ~ Të qenët pjesë e një grupi të caktuar etnik.
Pronë private ~ Pasuri që i përket dikujt.
Privatësi ~ Do të kuptohet çdo e dhënë dhe informacion që lidhet me personin, me jetën e tij private, të drejtat, prona, mjedisi që lidhet me pronën, banesa e pjesët e saj, veprimtaria dhe interesat vetjake, e drejta e votës, shprehja e fjala, veshja, paraqitja e jashtme, fotografia, hobet, shijet, dhuntitë, cilësitë e veçanta, aftësitë, çështjet e brendshme të familjes, të dhënat sensitive ( jeta e prekshme, shqisore, intime, e ngushtë, vemesa e brendshme e njeriut, origjina racore ose etnike, mendimet politike, anëtarësimi në sindikata, besimi fetar apo filozofik, dënimi penal, si dhe të dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale ), tiparet biologjike unike (vetitë, ngjyra e syve, flokëve, ngjyra e lëkurës, përmasat e format e pjesëve të trupit, zëri, ecja), të dhënat biometrike (gjurmët e gishtërinjve, imazhe të retinës, gjeometria e fytyrës ose duarve, irisit), karakteristikat gjenetike etj.
Postë elektronike ~ Është çdo mesazh në formën e tekstit, tingullit apo imazhit, të dërguar (transmetuar) nëpërmjet rrjetit publik të komunikimeve, i cili mund të ruhet në rrjet ose në aparatet terminale të marrësit derisa marrësi ta marrë.
Përdorues ~ çdo person fizik që përdor një shërbim komunikimi elektronik të hapur për publikun për qëllime private apo biznesi, pa qenë detyrimisht i abonuar.
Pop-up ~ Dritare e cila shfaq informacion pa dalë nga ndërfaqja kryesore në një website.
Profil ~ Bashkim informacionesh të lidhura në mënyre unike me një person ,që mundëson identifikimin e të dhënave të tij,të cilat janë të hapura për përpunim kur ai e lejon.
Publikim ~ Bërja publike, e njohur botërisht e një të dhëne apo informacioni.
Palë e tretë ~ Është çdo person fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci apo ndonjë organ tjetër përveç subjektit të dhënave, kontrolluesit, përpunuesit dhe personat të cilët, nën autoritetin e drejtpërdrejtë të kontrolluesit apo përpunuesit, janë të autorizuar të përpunojnë të dhëna.
Përgjegjës ~ nënkupton një person fizik, person juridik, administratë publike apo ndonjë institucion tjetër, shoqatë apo organizatë që caktohet nga titullari për trajtimin e të dhënave personale.
Parim, ~i i mosdiskriminimit / Non-discrimination principle
Synimi i këtij parimi është të sigurojë barazi në trajtimin e individëve, pavarësisht kombësisë, gjinisë, origjinës racore apo etnike, fesë apo besimit, aftësive të kufizuara, moshës ose orientimit seksual.
Neni 18 TFBE (ish neni 12 i Traktatit të KE-së) ndalon çdo diskriminim mbi bazat e kombësisë. Sipas Traktatit të Amsterdamit, në Traktatin e KE-së është futur një nen 13(aktualisht neni 19 TFBE), për të përforcuar garancinë e mos-diskriminimit, të parashikuar në Traktatet dhe për ta zgjeruar fushën vepruese të këtij parimi, në mënyrë që të mbulojë edhe rastet e cituara më lart.
Traktati i Lisbonës ka parashikuar se mosdiskriminimi përbën një nga vlerat kryesore europiane. Bashkimi ka qëllim që të promovojë paqen, vlerat dhe mirëqënien për qytetarët e tij. Për më tepër, më anë të politikave të tij, Bashkimi lufton përjashtimin social dhe diskriminimin dhe mbështet drejtësinë dhe mbrotjen sociale, barazinë gjinore, solidaritetin midis brezave dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Me anë të Traktatit të Lisbonës Bashkimi angazhohet më qartazi në luftën kudër përjashtimit social dhe diskriminimin si edhe ndaj nxitjes së drejtësisë dhe mbrotjes sociale.
Pronësia intelektuale / Intellectual property
Ashtu si mallrat e prekshme, krijimet intelektuale mund të përbëjnë pronësi që përcaktohet si “Pronësi Intelektuale”. Pronësia Intelektuale mbulon tradicionalisht dy fusha:
• pronësinë industriale, që përfshin kryesisht patentat, skicat dhe modelet, markat e prodhimit dhe shërbimit dhe përcaktimet e origjinës te mbrojtura;
• të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të, që zbatohen për të gjitha veprat letrare dhe artistike.