|

INFORMACIONI KUFIZOHET VETËM NËSE ËSHTË E PARASHIKUAR NË LIGJ

Pse mund të refuzohet kërkesa ime?

Ju keni të drejtë të përgjithshme për të parë të gjithë informacionet e regjistruara nga një autoritet publik shqiptar. Vetëm në rrethana të caktuara autoriteti mund të refuzojë kërkesën tuaj, nëse:

  • Autoriteti nuk e ka informacionin që ju keni kërkuar;
  • Ju nuk keni dhënë detaje të mjaftueshme për të identifikuar informacionin që ju dëshironi.

Disa kategori të informacionit janë të kufizuar nga e drejta juaj e aksesit. Kjo mund të përfshijë:

  • të drejtën për një jetë private, sekretin tregtar, të drejtën e autorit, patentat nëse subjekti i të dhënave nuk ka dhënë pëlqimin;
  • sigurinë kombëtare, parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e veprave penale, parandalimin hetimin dhe ndjekjen e veprave penale, mbarëvajtjen e hetimit administrativ në kuadër të një procedimi disiplinor, mbarëvajtjen e procesit gjyqësor, këshillimin dhe diskutimin paraprak brenda ose midis autoriteteve publike publike për zhvillimin e politikave publike, mbarëvajtjen ndërkombëtare ose qeveritare, vetëm nëse është e domosdoshme, proporcionale dhe nëse dhënia e informacionit shkakton një dëm të qartë dhe të rëndë ndaj interesave të mëposhtëm.

Në këto rrethana, autoriteti publik duhet të marrë në konsideratë nëse do të ishte në “interesin publik” që informacionin të dalë. Nëse përfitimi në publik është më i madh se dëmi për autoritetin apo njerëz të tjerë të prekur, autoriteti duhet të jap informacionin.

  • Autoriteti Publik mund të refuzojë informacionin e klasifikuar sekret shtetëror vetëm pasi të ketë filluar procedurën e rishikimit të klasifikimit dhe vetëm pas përfundimit të procesit të klasifikimit të informacionit mund të vendosë për trajtimin e kërkesës për informacion;
  • Nëse vetëm një pjesë e informacionit të kërkuar preket nga kufizimet, autoriteti publik jep informacionin duke treguar qartë pjesët e dokumentacionit që janë refuzuar.

Nëse autoriteti vendos të refuzojë kërkesën tuaj, refuzimi duhet shkruar dhe duhet të shpjegohet sepse është refuzuar. Autoriteti duhet t’ju tregoj se çfarë duhet të bëni nëse ju nuk jeni dakord.