REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE 2021

Nr. Rendor Data e kërkesësObjekti i kërkesësData e përgjigjesPërgjigjeMënyra e përfundimit të kërkesësTarifa
0108.01.2021Informacion mbi autorizimin në fushën e certifikimit të sistemeve të menaxhimit të sigurisë së informacionit
Kerkesa
13.01.2021PërgjigjieE plotëNuk ka
0211.01.2021

Numri i ankesave që ka marrë Komisioneri për të Drejtën e Informimit për vitin 2020 dhe çfarë vendimesh ka marrë në rastet konkrete?
Numri i ankesave që ka marrë Komisioneri për të Drejtën e Informimit nga gazetarët për vitin 2020 dhe çfarë vendimesh ka marrë në rastet konkrete (për aq sa mund të identifikohen
numri total i ankesave të bëra nga OJF për vitin 2020 dhe çfarë vendimesh janë marrë në rastet konkrete

14.01.2021

Për vitin 2020 është në total 715 ankesa. Nga këto, Komisioneri është shprehur me vendim për 35 ankesa. Të gjitha vendimet janë të publikuar në faqen zyrtare dhe mund ti konsultoni nëpërmjet linkut Vendime 2020
Për sa i përket numrit të ankesave të depozituara nga ana e gazetarëve për vitin 2020, për aq sa mund të identifikojmë, rezultojnë se janë 265 ndaj të cilave janë dhënë 15 vendime urdhërimi. Për sa i përket numrit të ankesave të depozituara nga ana e OJF-ve për aq sa mund të identifikojmë rezultojnë se janë 125 për vitin 2020 ndaj të cilave janë dhënë 9 Vendime (7 Vendime Urdhërimi dhe 2 Vendime Rrëzimi).



E plotëNuk ka
0312.01.2021

Jashtë objektit të ligjit për të drejtën e informimit

22.01.2021

Trajtuar si ankesë për cënim të të dhënave personale

Deleguar për shqyrtim si ankesëNuk ka
0414.01.2021

Numri i ankesave për cënim të të dhënave personale gjatë vitit 2020. Numri i ankesave për institucione publike, private dhe persona fizikë. Cilat autoritete publike kanë numrin më të lartë të ankesave nga qytetarët? Numri e penaliteteve te vendosura nga KDIMDP për cënim të të dhënave personale në vitet 2017,2018 dhe 2019.

15.01.2021

Në lidhje me pikën e parë të kërkesës, ju informojmë se Zyra e Komisionerit, për vitin 2020 ka trajtuar 308 ankesa me objekt mbrojtjen e të dhënave personale.
Në lidhje me pikën e dytë dhe pikën e tretë, Zyra e Komisionerit nuk disponon një përpunim statistikor të tillë.
Në lidhje me pikën e katërt, Zyra e Komisionerit, në respektim të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar, ka ushtruar hetime administrative pranë kontrolluesve të ndryshëm dhe ka vendosur sanksionet administrative si vijon:
(i) për vitin 2017, 36 sanksione administrative;
(ii) për vitin 2018, 61 sanksione administrative;
(iii) për vitin 2019, 56 sanksione administrative ; dhe
(iv) për vitin 2020, (i) 37 sanksione administrative.

E plotëNuk ka
0515.01.2021

Kopje të plota të marrëveshjeve që KDIMDP juaj ka arritur të nënshkruajë, me Universitetin e Tiranës dhe me OSBE-në. Publikimin në faqen e web-it te KDIMDP të marrëveshjeve të plota, marrëveshjet ndërkombëtare të KDIMDP. Një listë (vetëm titujt/datat) mbi të gjitha memorandumet (marrëveshjet), por dhe ato ndërkombëtare që janë nënshkruar, arritur, apo që janë lidhur, qysh nga themelimi i KDIMDP deri tani.

19.01.2021

Zyra e Komisionerit ka nënshkruar “Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Universitetit të Tiranës, me datë 14.12.2016”, të cilin e gjeni bashkëlidhur.
Sa i përket, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Zyra e Komisionerit nuk ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me këtë organizatë.
Institucionet kombëtare për të drejtat e njeriut, Avokati i Popullit, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nënshkruan me datë 23.11.2018 një marrëveshje bashkëpunimi, dokument i cili është hartuar me koordinimin dhe mbështetjen e Prezencës së OSBE në Shqipëri. Këtë marrëveshje mund ta gjeni në linkun: Institucionet Kombëtare .
Publikimi i memorandumeve të bashkëpunimit të Zyrës së Komisionerit është realizuar ndër vite nëpërmjet rubrikës së “Njoftimeve për shtyp” sipas linkut: Njoftime për shtyp,

duke i bashkëlidhur njoftimit përkatës edhe marrëveshjen / memorandumin e nënshkruar.
Bashkëlidhur gjeni listën e marrëveshjeve/memorandumeve të nënshkruara ndër vite, që nga ngritja e institucionit tonë.
E plotëNuk ka
0619.01.2021

Publikimi i Programit të Transparencë numri i autoriteteve publike per vitin 2020;
Koordinatori per te drejten e informimit, nr autoritete publike kane koordinator te caktuar (cili eshte # per vitin 2020)
Regjistrin e kerkesave dhe pergjigjeve, sa eshte numri i autoriteteve qe kane publikuar regjistrin ne vitin 2020.

19.01.2021

Nga monitorimi i fundit online i faqeve zyrtare të autoriteteve publike, të kryer gjatë muajit dhjetor 2020, rezulton se 239 autoritete publike kanë publikuar programin e transparencës, 137 kanë publikuar regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve dhe 236 kanë publikuar të dhënat e koordinatorit. Numri total i autoriteteve publike të monitoruara është 417.
Sqarojmë se monitorimi paraqet gjëndjen në momentin e kryerjes së tij, për rrjedhojë të dhënat mund të pësojnë ndryshime në një monitorim të dytë.

E plotëNuk ka
0720.01.2021

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Rindërtimit, funksionale që nga data 25 shkurt 2020 mungon Programi i Transparencës, së bashku me të dhënat e Koordinatorit për Të Drejtën e Informimit. Për këtë arsye, kërkoj informacionin e mëposhtëm:
Çfarë parashikon ligji për këtë situatë?
-A ka fuqi ligjore zyra e Komisionerit për Të Drejtën për Informim për të ndërmarrë masa ndaj këtij institucioni?
-Nëse po, çfarë masash mund të ndërmerren për këtë situatë?
-Nëse po, kur do të ndërmerren këto masa?
-A keni pasur ju, deri në momentin e dërgimit të kësaj kërkese, datë 19 janar 2021, një komunikim zyrtar me Ministrinë e Rindërtimit për këtë detyrim ligjor të parespektuar nga ky institucion.

27.01.2021

KDIMDP mbikëqyr zbatimin e ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit” nga ana e të gjithë autoriteteve publike.
Në shkronjë a) të pikës 1 të nenit 2 përcaktohet si “autoritet publik” “çdo organ administrative i parashikuar në legjislacionin në fuqi për procedurat administrative, organet ligjvënëse, gjyqësore dhe ato të prokurorisë së cdo niveli, organet e njësive të qeverisjes vendore të cdo niveli, organet shtetërore dhe entet publike të krijuara me Kushtetutë ose me ligj”:
Për sa më sipër, bazuar dhe në nenin 3 të ligjit nr. 9000 datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, sqarojmë se Ministri i Shtetit zbaton detyrimin për publikimin e informacionit publik pa kërkesë, nëpërmjet publikimit të programit të transparencës së autoritetit publik “Kryeministria”.
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron në mënyrë të vazhdueshme zbatimin e detyrimit për publikim të programeve të transparencës së të gjitha autoriteteve publike përfshirë këtu dhe autoritetin publik “Kryeministria”. Në faqen zyrtare të Zyrës së Komisionerit gjeni të publikuara rekomandimet dhe vendimet e dhëna në përfundim të procesit së hetimit administrativ për implementimin e programit të transparencës nga ana e autoriteteve publike.
Në lidhje me korrespondencën e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale me Ministrin e Shtetit për Rindërtimin ju njoftojmë se në zbatim të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit” janë ndjekur të gjitha procedurat administrative për ankesat e administruar me objekt “Refuzim të dhënies së informacionit ose dokumentacionit”.

E plotëNuk ka
0822.01.2021

Jashtë objektit të ligjit për të drejtën e informimit

Trajtuar si ankesë për të drejtën e informimit

Deleguar për shqyrtim si ankesëNuk ka
0911.02.2021

Raporti i Monitorimit te Programeve te Transparences (hartimit apo ndryshimit te tyre) per institucionet e drejtesise te krijuara rishtazi ne kuader te reformes ne drejtesi sic jane: KLGJ, KLP, KPK, KPA, Komisioneret Publik, ILD etj.

PërgjigjeE plotë
1015.02.2021

Jashtë objektit të ligjit për të drejtën e informimit.

15.02.2021

Trajtuar si ankesë për të drejtën e informimit.

Deleguar për shqyrtim si ankesëNuk ka
1123.02.2021

Numri i ankesave për të drejtën e konsultimit gjatë vitit 2019 dhe 2020, subjekti që është ankuar, arsyet e ankesës, institucionet të cilat pretendohej se kishin kryer shkelje, vendimi.

26.02.2021

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk ka marrë asnjë ankesë me objekt “Cënim i të drejtës për njoftim dhe konsultim publik”.

E plotëNuk ka
1219.03.20211. A ka në zbatim Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përtej ligjit Për mbrojtjen e të dhënave personale, një kuadër rregullator për mbikqyrjen e publikimeve në mediat audiovizive dhe online, të informacionit që shkel të drejtat e privatësisë të subjekteve të informacionit (cilido format ky qëntë)?
2. Nëse po, kërkoj të më vihet në dispozicion një kopje e këtij kuadri rregullator.
3. A ka pasur ankesa nga qytetarë në lidhje me këto publikime, të cilat I kanë shkelur të drejtat e privatësisë?
4. A ka pasur veprime nga ana e KPDI për vendosjen e sanksioneve administrative kundrejt subjekteve publikuese që shkelin këtë kuadër rregullator?
5. Nëse po, kërkoj të më vihet në dispozicion një kopje e këtyre vendimeve.
29.03.2021PërgjigjeE plotëNuk ka
1312.04.20211. Bazuar në monitorimin e kryer nga Komisioni për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, (në dhjetor 2020 për vitin 2019 https://www.idp.al/wp-content/uploads/2020/12/Indeksi_-i-transparences_-bashkite_monitorim_bashkite_nentor_2020_ok-1.pdf)doja të dija se çfarë penalitetesh janë ndërmarrë nga Komisioneri, për Bashkitë që gjatë monitorimit tuaj, nuk kanë pasur një apo disa nga elementët që janë monitoruar nga ju?

2. Nga një monitorim i kryer, mua më ka rezultuar që Programi i Transparencës i vitit 2019 ka shumë mangësi në informacion, shumë opsione që nuk hapen ndërsa disa Bashki e kanë të publikuar vetëm si format pa informacione. A i ka evidentuar Zyra e Komisonerit keto mangesi? Ne cilat Bashki? A ka patur mase penalizuese ndaj tyre? Nese, po, cfare? Nese nuk ka patur penalitet, a ka patur nje forme tjeter? (Venien ne dispozicion te saj).


3. A është e mundur tëmë dërgoni formatin e programit të transparencës që iu është dërguar Bashkive nga Komisioneri për vitin 2020 dhe 2021?

4. Çfarë penalitetesh ka në ato raste kur Bashkitë nuk e kanë publikuar nëwebsite-in e tyre zyrtar, programin e transparencës. Ku në këtë rast është shkelur neni 4 nga Ligji nr. 119/2014 për të Drejtën e Informimit dhe përgatitjen e Programit të Transparencës?


5. A do të duhej të kishim një program transparance nga Bashkitë të publikuar në website-in e tyre zyrtar për vitin 2020? Ndërsa për vitin 2021 të ishte krijuar nga ku të përditësohet herë pas here?

6. Disa Bashki kanë dhënë vetëm adresë email-i të Koordinatorit dhe të Bashkisë, dhe mungon numër kontakti për të dy palët. A do të ishte e nevojshme për transparencën kundrejt publikut që për çdo informacion që kërkohet, Bashkitë por edhe Koordinatori për të Drejtën e Informimit, të jenë të aksesueshëm edhe me telefon, edhe me email? Pra edhe Bashkia edhe Koordinatori të kenë një kontakt të plotë me numër telefoni dhe email? Kur kjo mungon, a ka penalitete ndaj Bashkive?


7. Bashkisë Devoll i mungojnë të dhëna për Koordinatorin për të Drejtën e Informimit, por edhe Bashkia nuk ka asnjë kontakt. Gjithashtu,mungon edhe programi i Transparencës në këtë Bashki. Nuk ka asnjë rrugë komunikimi në mënyrë elektronike me këtë Bashki përveçse të shkosh fizikisht. A ka ndonjë masë që është marrë ndaj kësaj Bashkie?
15.04.2021Për sa i përket kërkesës së parë, të dytë dhe të shtatë, Zyra e Komisioneri ka realizuar gjatë muajit nëntor 2020 një monitorim të Transparencës Proaktive të 61 Njësive të Vetëqeverisjes Vendore, duke krijuar dhe Indeksin e Transparencës Proaktive të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore. Në përfundim të monitorimit, rezulton se 49 Njësi të Vetëqeverisjes Vendore kanë publikuar Programin Model të Transparencës të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore, 26 prej tyre kanë përditësuar Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve për vitin 2020 dhe 37 prej tyre kanë publikuar në faqet zyrtare të internetit të dhënat e koordinatorit për të drejtën e informimit. Pas publikimit të raportit të monitorimit, Zyra e Komisionerit ka ndjekur procedurat administrative të parashikuara në Ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit” duke dhënë 3 vendime me sanksion gjobë konkretisht Vendimi nr. 53 - Bashkia Ura Vajgurore; Vendimi nr. 54 - Bashkia Rrogozhinë dhe Vendimi nr. 55 - Bashkia Bulqizë të cilat i gjeni të publikuara në linket e mëposhtme https://www.idp.al/wp-content/uploads/2020/12/Vendim_nr_53_Bashkia_Ura_Vajgurore.pdf
https://www.idp.al/wp-content/uploads/2020/12/Vendim_nr_54_Bashkia_Rrogozhine.pdf
https://www.idp.al/wp-content/uploads/2020/12/Vendim_nr_55_Bashkia_Bulqize.pdf
Ndërkohë për 36 Njësi të Vetëqeverisjes Vendore janë dhënë rekomandime në muajin dhjetor të vitit 2020 dhe në muajin janar të vitit 2021. Për më shumë mund të lexoni të publikuara këto rekomandime në linket e më poshtme.
https://www.idp.al/rekomandime-2020-ddi/
https://www.idp.al/rekomandime-2021-ddi/
Në lidhje me Bashkinë Devoll, Zyra e Komisionerit e ka monitoruar së bashku më njësitë e tjera të vetëqeverisjes vendore, dhe ka rezultuar se ky Autoritet Publik ka të publikuar Programin e Transparencës dhe ka instaluar Regjistrin Elektronik të Kërkesave dhe Përgjigjeve. Programi i Transparencës është i publikuar formalisht por nuk është i plotësuar me informacionin e nevojshëm. Për këtë qëllim Zyra e Komisionerit miratoi Rekomandimin nr. 33 datë 23.12.2020 “Për programin e transparencës së autoritetit publik “Bashkia Devoll” të cilin e gjeni të publikuar në këtë link: https://www.idp.al/wp-content/uploads/2020/12/Rekomandim_nr_33_Bashkia_Devoll.pdf
Në lidhje me Regjistrin Elektronik të Kërkesave dhe Përgjigjeve, shpjegojmë se është një mënyrë më e thjeshtë dhe e shpejtë për të marrë informacion nga ana e autoriteteve publike. Në zbatim të V.K.M-së 145/2018 “Për Krijimin e Bazës së të Dhënave Shtetërore “Regjistri Elektronik i Kërkesave dhe Përgjigjeve për të Drejtën e Informimit” është bërë e mundur të instalohet ky regjistër elektronik pranë 60 Autoriteteve Publike ku një ndër këto është dhe Bashkia Devoll. Për të bërë një kërkesë elektronikisht mjafton të shkoni në faqen www.pyetshtetin.al të shtypni butonin “Kërko Informacion” dhe më pas të logoheni me një account tuajin. Në momentin kur hyni në sistem do të mund ti dërgoni kërkesa për informacion 60 Autoriteteve Publike ku një nga këto është dhe Bashkia Devoll. Sistemi bën të mundur që pasi kanë kaluar 10 ditë punë dhe ju nuk këni marrë përgjigje, ju njofton për të bërë një ankesë pranë Zyrës së Komisionerit. Edhe ankesa ashtu si kërkesa mund të bëhet nëpërmjet të njëjtit sistem.
Pavarësisht për sa më sipër, Zyra e Komisionerit monitoron çdo vit përditësimin me informacion të programeve të transparencës së të gjithë autoriteteve publike dhe përfundimet e monitorimit i publikon në faqen e saj zyrtare.
Për sa i përket kërkesës së tretë dhe të pestë ju informojmë se Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka miratuar Urdhrin nr. 211 datë 10.09.2018 “Për Miratimin e Programit të Transparencës për Njësitë e e Vetëqeverisjes Vendore”. Ky program i dedikuar i transparencës duhet të publikohet në faqen zyrtare të Bashkisë dhe të jetë i plotësuar në çdo pikë të tij me informacionin përkatës. Urdhri i Komisionerit gjendet i publikuar në këtë link https://www.idp.al/wp-content/uploads/2018/09/Programi_Model_i_Transparences_per_njesit_e_vetqeverisjes_vendore.pdf Në bazë të nenit 5 të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit” Programi i Transparencës rishikohet çdo 5 vjet. Kjo do të thotë që formati i miratuar sipas Urdhrit të sipërcituar është në fuqi për vitin 2020 dhe vitin 2021.
Për sa i përket kërkesës së katërt, bazuar në nenin 31/1 të ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale shqyrton ankesat e personave në lidhje me funksionimin e programeve të transparencës në autoritete publike; vendos sanksione administrative sipas parashikimeve të ligjit për të drejtën e informimit dhe bën rekomandime për autoritetet publike lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës. Bazuar në nenin 18 të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit” mosvënia në zbatim e programit të transparencës brenda afatit të parashikuar në pikën 1 të nenit 4 të këtij ligji dënohet me 50.000 deri në 100.000 lekë.
Për sa i përket kërkesës së gjashtë, ju informojmë se, vendosja e të dhënave e koordinatorit për të drejtën e informimit së bashku me numrin e telefonit dhe adresën e emailit ashtu si dhe kontaktet e autoritetit publik janë pjesë e informacionit proaktiv që duhet të publikohet në Programin e Transparencës nga ana e autoritetit publik. Ligji nr.119/2014 nuk parashikon sanksione për ato raste kur nuk është publikuar informacioni mbi koordinatorin për të drejtën për informim.
E plotëNuk ka
1414.04.2021Jashtë objektit të ligjit për të drejtën e informimit22.04.2021Kthyer pergjigjeE plotëNuk ka
1528.05.2021Numri i partive politike që kanë plotesuar formularin e njoftimit sipas ligjit nr.9887/2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale"01.06.2021Nga verifikimet e kryera në protokollin e Zyrës së Komisionerit dhe në Regjistrin Elektronik të Kontrolluesve, rezulton se asnjë nga partitë politike nuk kanë plotësuar Formularin e Njoftimit sipas nenit 21 të ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar. Gjithashtu, ju bëjmë me dije se, në germën a, pika 1 të Vendimit nr. 4, datë 27.12.2012 “Për përcaktimin e rasteve për përjashtime nga detyrimi për njoftimin e të dhënave personale që përpunohen“ parashikohet se njoftimi për përpunimin e të dhënave personale nuk është i nevojshëm: “Kur përpunimi i këtyre të dhënave kryhet nga organizatat jofitimprurëse politike, sindikaliste, fetare ose filozofike, për qëllime të veprimtarisë së tyre të ligjshme, për anëtarët, sponsorizuesit ose personat e tjerë, që kanë lidhje të vazhdueshme me veprimtarinë e këtyre organizatave”.E plotëNuk ka
1631.05.2021Kërkesë e njëjtë me kërkesën nr.13 datë 12.04.202107.06.2021Përgjigje e kërkesës nr. 13E plotëNuk ka
1716.06.2021Kërkesë për informacion mbi veprimet e KDIMDP në lidhje me publikimin e të dhënave personale të qytetarëve18.06.2021Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim, “Zyra e Komisionerit”) ka nisur tashmë, kryesisht, një hetim të administrativ pranë disa kontrolluesve publikë dhe privatë, të cilët, në vlerësimin, e Zyrës së Komisionerit, mund të jenë të përfshirë në përhapjen e paligjshme të të dhënave personale të shtetasve, bazuar në lajmin e publikuar nga faqja e internetit www.lapsi.al.

Hetimi administrativ konsiston në inspektime, në terren, pranë disa autoriteteve publike, si dhe subjekteve politike, përfshirë këtu, edhe subjektin politik të përmendur nga ju.

Gjithashtu, ju bëjmë me dije se, pas nisjes së inspektimeve, pranë Zyrës së Komisionerit janë depozituar 60 ankesa, të cilat po shqyrtohen në kuadër të hetimit administrativ kryesisht, si dhe për aq sa, eventualisht, nuk konstatohen elementë penalë në lidhje me shqyrtimin e tyre, rast në të cilin materialet do t’ju përcillen organeve kompetente, në përputhje me pikën 2/1 të nenit 30 të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar.

Më tej, ju informojmë se, krahas nisjes së inspektimeve në fjalë, të cilat janë ende në proces, Zyra e Komisionerit, nëpërmjet shkresave me nr. 693 prot., datë 16.04.2021, si dhe nr. 693/1 prot., datë 19.04.2021, i është drejtuar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me kërkesën për bllokimin e faqeve të internetit www.patronazhisti.com dhe https://adfrehasdgfh.web.app/, si dhe, rrjedhimisht, fillimin e procedimit ligjor për publikuesit, në përputhje me dispozitën ligjore të sipërpërmendur. Bashkëlidhur gjeni kopje të shkresave në fjalë.

Sa më sipër, bazuar në germën “ç” të pikës 2 të nenit 17 të ligjit nr. 119/2014, datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”, informacioni dhe dokumentacioni shtesë, i kërkuar nga ju, nuk mund t’ju vihet në dispozicion deri në përmbylljen e procedurave të inspektimit dhe hetimit administrativ, në përputhje me Krerët X dhe XI të Pjesës së Katërt të Kodit të Procedurave Administrative.

Kthim pergjigje KRIIK

Kthim pergjigje KRIIK 2
E plotëNuk ka
1818.06.2021Nr. ankime dhe vendimeve 2014-2021 per cenim te Ligjit nr. 146/2014 "Për njoftimin dhe konsultimin publik"? Nr i institucioneve qendrore dhe bashkive qe kane caktuar koordinatorin per njoftimin dhe konsultimin publik.24.06.2021Ligji nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik” ka hyrë në fuqi në muajin maj të vitit 2015. Gjatë viteve 2015 – 2016, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka marrë 2 ankesa me objekt “Cënim i të drejtës për njoftim dhe konsultim publik”. Përgjigjen e ankesës së parë e gjeni bashkëlidhur ndërsa ankesa e dytë rezulton jashtë objektit të ligjit.
Për vitet 2017 - 2018 Zyra e Komisionerit ka marrë 8 ankesa, 5 prej të cilave kanë përfunduar me Vendim të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për 2 ankesa Zyra e Komisionerit ka kthyer përgjigje ankuesit dhe 1 ankesë rezulton jashtë objektit të ligjit. Vendimet e Komisionerit dhe kthimet e përgjigjeve i gjeni të publikuara në këtë link https://www.idp.al/vendime-2017-njkp/
Ndërsa për vitet 2019, 2020 dhe 2021 Zyra e Komisionerit nuk ka marrë asnjë ankesë me objekt “Cënim i të drejtës për njoftim dhe konsultim publik”.
Në lidhje me pyetjen e dytë, Zyra e Komisionerit nuk disponon informacionin e kërkuar sepse në bazë të pikës 6 të nenit 2 të ligjit 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, “Ministër përgjegjës” për zbatimin e këtij ligji është ministri që mbulon fushën e teknologjisë së informacionit. Kompetencat e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale përcaktohen në nenin 21 të ligjit të sipërcituar mbi procedurat për shqyrtimin e ankesave.

Kthim përgjigje
E plotëNuk ka
1914.07.20211. Ligji Nr. 146/2014 për Njoftimin dhe Konsultimin Publik detyron bashkitë të njoftojnë dhe ftojnë qytetarët në konsultimet publike të bashkisë. A ka monitoruar komisioneri njoftimin dhe zhvillimin e konsultimeve publike nëse janë kryer siç duhet në përputhje me ligjin?
2. A ka patur ndonjë vendim që lejon bashkitë që gjatë pandemisë COVID19 mos të kryhen konsultime publike?
3. A janë referuar raste nga qytetarët apo aktorë të tjerë për shkelje të ligjit Nr. 146/2014 për Njoftimin dhe Konsultimin Publik?
4. A ka nxjerrë udhëzim Komisioneri për bashkitë që e kanë shkelur ligjin Nr. 146/2014 për Njoftimin dhe Konsultimin Publik?
5. A ka pasur penalitete për Bashkitë që kanë shkelur ligjin për njoftimin dhe konsultimin publik dhe sa bashki janë penalizuar?
19.07.2021Gjatë viteve 2015-2016, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka marrë 2 ankesa me objekt “Cenim i të drejtës për njoftim dhe konsultim publik”; për vitet 2017-2018, Zyra e Komisionerit, ka marrë 8 ankesa; ndërsa për vitet 2019- 2021, Zyra e Komisionerit, nuk ka marrë asnjë ankesë me objekt “Cenim i të drejtës për njoftim dhe konsultim publik”.

Në lidhje me vendimarrjen e Zyrës së Komisionerit, për ankesat ndaj njësive të vetëqeverisjes vendore, Zyra e Komisionerit ka pranuar ankesën ndaj Bashkisë Shkodër, duke miratuar Vendimin nr. 54, datë 21.03.2017, të cilin e gjeni të publikuar në këtë lidhje: https://www.idp.al/wp-content/uploads/2017/03/Vendim_nr_54-Bashkia_Shkoder.pdf.

Në lidhje me pyetjet e tjera, Zyra e Komisionerit nuk disponon informacionin e kërkuar, sepse në bazë të pikës 6 të nenit 2 të ligjit 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, “Ministër përgjegjës” është ministri që mbulon fushën e teknologjisë së informacionit. Kompetencat e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale përcaktohen në nenin 21 të ligjit të sipërcituar, mbi procedurat për shqyrtimin e ankesave pas miratimit të aktit.

E plotëNuk ka
2014.07.2021Kërkesë për interpretim të nenit 11 të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e Informimit” dhe konkretisht rreth marrjes së informacionin në formën dhe formatin e kërkuar si dhe të dhënat e regjistrimit të kërkesës në regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve

23.07.2021Në pikën 4 të nenit 11 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”) parashikohet se kërkuesi në kërkesën e tij mund të përcaktojë dhe formatin në të cilin preferohet informacioni.

Sipas pikës 2, të nenit 14 të LDI, Autoriteti Publik duhet të vendosë në dispozicion të kërkuesit çdo informacion/dokument, i cili është prodhuar ose mbahet nga ky i fundit, në formën e disponuar ose sipas formatit të kërkuar nga kërkuesi, nëse dokumentacioni /informacioni i kërkuar mund të konvertohet. Ndërkohë, pika 3 e nenit 14 parashikon se autoriteti publik mund të japi informacionin në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik. Në rast refuzimi për formën e kërkuar nga ana e autoritetit publik, vendimi duhet të jepet me shkrim dhe i arsyetuar. Refuzimi i paarsyetuar i preferencës së kërkuesit, përbën kundërvajtje administrative sipas gërmës “i”, të pikës “2”, të nenit 18 të LDI.

Në lidhje me pyetjen e 3 të kërkesës tuaj, pika 2 e nenit 11 e LDI parashikon se “Në çdo rast, kërkesa për informim regjistrohet dhe për të caktohet një numër rendor. Numri rendor, së bashku me të dhënat e kontaktit të koordinatorit për të drejtën e informimit, i jepen kërkuesit që ka bërë kërkesën për informim”. LDI nuk parashikon kundërvajtje administrative dhe sanksion në rast se Autoriteti Publik nuk vë në dispozicion të kërkuesit menjëherë mbi numrin e regjistrimit të kërkesës për informacion.
E plotëNuk ka
2116.09.20211. Për ankesat ndaj kontrolluesve publikë 2019 dhe 2020
• 1.1 Sa ankesa të depozituara në zyrën e Komisionerit (nga totali vjetor i 2019 dhe 2020) kanë qenë për shkelje nga kontrollues/institucione publike?
• 1.2 Në sa prej këtyre rasteve Komisioneri ka gjetur shkelje të Ligjit për “Mbrojtjen e të dhënave personale”? (Numrat dhe datat e vendimeve përkatëse të aksesueshëm online ku janë gjetur shkelje.)
2. Për hetimet administrative me iniciativë ndaj kontrolluesve publikë 2019 dhe 2020
• 2.1 Sa hetime administrative me nismën e Komisionerit (nga totali vjetor i 2019 dhe 2020) në lidhje me institucione/kontrollues publikë ka patur në raport me totalin e hetimeve me iniciativë të ndërmarra gjatë kësaj periudhe?
• 2.2 Në sa prej këtyre rasteve Komisioneri ka gjetur shkelje të Ligjit për “Mbrojtjen e të dhënave personale”? (Numrat dhe datat e vendimeve përkatëse të aksesueshëm online ku janë gjetur shkelje.)
3. Gazetarët/shoqëria civile
• 3.1 A ka patur ankesa të depozituara apo hetime (përgjatë gjithë veprimtarisë së institucionit të Komisionerit) nga gazetarë apo persona të angazhuar në shoqërinë civile për shkelje të Ligjit për “Mbrojtjen e të dhënave personale” ku pretendohej ndër të tjera që shkelja kishte lidhje me punën/angazhimin e tyre publik?
• 3.2 Nëse po, sa ankesa/hetime të tilla ka patur?
• 3.3 Në sa prej këtyre rasteve Komisioneri ka gjetur shkelje të ligjit? (Numrat dhe datat e vendimeve përkatëse të aksesueshëm online ku janë gjetur shkelje.)
4. Partitë politike
• 4.1 A ka patur ankesa të depozituara apo hetime (përgjatë gjithë veprimtarisë së institucionit të Komisionerit) ndaj partive politike për shkelje të Ligjit për “Mbrojtjen e të dhënave personale” ?
• 4.2 Nëse po, sa ankesa/hetime të tilla ka patur ndër vite?
• 4.3 Në sa prej këtyre rasteve Komisioneri ka gjetur shkelje të ligjit? (Numrat dhe datat e vendimeve përkatëse të aksesueshëm online ku janë gjetur shkelje.)
22.09.2021PergjigjeE plotëNuk ka
2221.09.2021Kopje e mendimeve/opinioneve të dhëna nga KDIMDP për VKM "Krijimin, Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim" .22.09.2021KDIMDP nuk disponon korrespondencë në lidhje me VKM për "Krijimin, Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim"E plotëNuk ka
2327.09.2021Opinioni/relacioni i keni dërguar qeverisë në lidhje me ngritjen e kësaj strukture?
Qëndrimi juaj për krjimin e kësaj Agjencie dhe sipas jush a bie ndesh në raport me ligjin mbi të drejtën e informimit?

29.09.2021Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk administron asnjë korrespondencë me Këshillin e Ministrave në lidhje me krijimin e Agjencisë për Media dhe Informim.
Në lidhje me pikën 2 të kërkesës suaj, Zyra e Komisionerit është njohur me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 512/2021 “Për Krijimin, Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim”, publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 146/2021 dhe konstaton se përgjegjësitë funksionale të Agjencisë të parashikuara në këtë Vendim konsistojnë në: (i) organizimin e punës për informimin dhe komunikimin me publikun dhe median, (ii) organizimin e punës për përgatitjen e qëndrimeve dhe sondazheve qeveritare mbi çështjet me interes publik.
Sa më sipër vërejmë se këto përgjegjësi janë të mirëpërcaktuara dhe nuk cënojnë fushën e zbatimit të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit” i cili rregullon të drejtën e njohjes me informacionin që prodhohet ose mbahet nga autoritetet publike
E plotëNuk ka
2428.09.2021Informacion mbi numrin e ankesave për cenim të të drejtës për informim dhe gjobat e vendosura ndaj koordinatoreve për të drejtën e informimit01.10.2021PergjigjeE plotëNuk ka
2504.10.2021Informacion mbi ligjin për të drejtën e Informimit dhe ekzekutimin e vendimeve te Komisionerit07.10.2021PergjigjeE plotëNuk ka
2615.10.2021Lista e Koordinatorit për të Drejën e Informimit e përditësuar19.10.2021Lista BashkëlidhurE plotëNuk ka
2721.12.2021Struktura organizative e institucionit tuaj22.12.2021Ne linkun e meposhtem gjeni strukturen e Zyres se Komisionerit per te Drejten e Informimit dhe Mbrojtjen e te Dhenave Personale.
https://www.idp.al/struktura/
E plotëNuk ka
2822.12.2021Cilat pika të Rezolutës së Kuvendit janë përmbushur nga institucioni juaj gjatë vitit 2021? - Nëse ka pika të papërmbushura nga Rezoluta e Kuvendit për vitin 2021, cilat janë arsyet e mospërmbushjes së tyre nga institucioni juaj?A keni patur raste dhe/ose kërkesa të cilat ja keni adresuar Kuvendit dhe sa janë marrë parasysh ato?22.12.2021Nëpërmjet Rezolutës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2020”, miratuar me datë 03.06.2021, Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Zyra e Komisionerit”) i janë lënë nga Kuvendi i Shqipërisë, 11 rekomandime për tu përmbushur brenda vitit 2021. (Rezolutën mund ta konsultoni në lidhjen https://www.idp.al/wp-content/uploads/2021/06/Rezoluta-2020.pdf). Nga këto rekomandime, deri në këtë moment, Zyra e Komisionerit ka përmbushur plotësisht 10 prej tyre, ndërsa është në proces të realizimit plotësisht brenda muajit dhjetor 2021, të rekomandimit të reflektuar në pikën 5 të Rezolutës së Kuvendit: “Të angazhohet në përgatitjen e një rekomandimi unifikues në fushën e shëndetësisë”. Informacioni i plotë mbi nivelin e zbatimit të këtyre rekomandimeve dhe masat konkrete të marra në funksion të përmbushjes së tyre, do të jetë pjesë e Raportit Vjetor të veprimtarisë së Zyrës së Komisionerit për vitin 2021.

Zyra e Komisionerit është angazhuar intensivisht në realizmin plotësisht të 11 rekomandimeve të lëna nga Kuvendi i Shqipërisë për vitin 2021. Duke qënë se veprimtaria e institucionit për vitin 2021 vijon ende, brenda muajit dhjetor të këtij viti, do të realizohet plotësisht edhe rekomandimi i sipërcituar i cili është në proces.
Sa më sipër, nuk ka rekomandime të papërmbushura të Rezolutës së Kuvendit për vitin 2021.


Nuk ka raste për të cilat Zyra e Komisionerit i është drejtuar Kuvendit dhe nuk janë marrë parasysh.
E plotëNuk ka