REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE 2022
Nr. Rendor | Data e kërkesës | Objekti i kërkesës | Data e përgjigjes | Përgjigje | Mënyra e përfundimit të kërkesës | Tarifa |
---|---|---|---|---|---|---|
01 | 05.01.2022 | Informacion mbi numrin e ankesave te administruara, dhe numrin e sanksioneve te vendosura ne zbatim te ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” nga Zyra e Komisionerit gjate vitit 2021. | 07.01.2022 | Gjatë vitit 2021, janë administruar pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale 992 ankesa me objekt “Refuzim dhënie informacioni dhe kopje të dokumenteve zyrtare” ndaj Autoriteteve Publike. Gjithashtu u shqyrtuan 44 ankesa të mbartura nga viti 2020 duke e çuar në 1036 numrin e ankesa të shqyrtuara gjatë këtij viti. Aktualisht, rezultojnë 698 ankesa nga Autoritetet Publike, të cilët, pas ndërhyrjes së Zyrës së Komisionerit, kanë proceduar me dhënien e informacionit gjatë procesit te hetimit administrativ. Nderkaq 158 ankesa kanë rezultuar jashtë objektit, 33 jashtë afatit, 36 të paplota, 19 të refuzuar bazuar në kufizimet e së drejtës për informim në përputhje me nenin 17 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” dhe 2 ankesa janë pezulluar. 49 ankesa janë mbartur për shqyrtim në vitin 2022. Në përfundim, Zyra e Komisionerit ka dalë me 41 vendime, prej të cilave 36 vendime urdhërimi, 1 vendim rrëzimi, 2 vendime mospranimi dhe 2 vendime me sanksion administrative gjobë. Në lidhje me pyetjet 3 dhe 4 Zyra e Komisionerit nuk e disponon informacionin në mënyrën e kërkuar. Gjithësesi, Zyra e Komisionerit publikon çdo vit listën e ankesave në faqen pyetshtetin.al me të cilën mund të konsultoheni lehtësisht në linkun e mëposhtëm https://www.pyetshtetin.al/lista-e-ankesave-janar-dhjetor-2021/ Gjithashtu, Zyra e Komisioneri ka dhënë 7 vendime me sanksion administrativ gjobë, ku 5 sanksione administrative janë vendosur ndaj titullarëve të autoriteteve publike me objekt mos zbatimin e Programit të Transparencës së autoritetit publik, dhe 2 sanksione adminstrative janë vendosur ndaj personave përgjegjës të cilët janë bërë pengesë për mos dhënien e informacionit publik. Për sa më sipër, 5 vendime janë ankimuar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, nga të cilat për 2 çështje gjykata ka vendosur pranimin e kërkesë padisë ndërsa për 3 të tjera vijon procesi gjyqësor. Për 1 vendim me sanksion gjobë, Zyra e Komisionerit i është drejtuar me kërkesë Zyrës Përmbarimore për të vijuar me ekzekutimin në mënyrë të detyrueshme, ndërsa 1 vendim vijon të jetë brenda afatit ligjor për ekzekutim vullnetar të tij. | E plotë | Nuk ka |
02 | 11.01.2022 | Kërkesa nr.2 | 12.02.2022 | Pergjigja nr.2 | E plotë | Nuk ka |
03 | 19.01.2022 | Në çfarë faqeje të internetit mund të gjej vendime administrative të Komisionerit për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale | 19.01.2022 | Faqja zyrtare e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale është www.idp.al. Aty mund të gjeni informacion të plotë mbi vendimet e Zyrës së Komisionerit në zbatim të ligjit nr.119/2014 "Për të drejtën e informimit" https://www.idp.al/vendimerekomandime/; në zbatim të ligjit nr. 9887/2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar dhe ligjit nr. 145/2014 "Për njoftimin dhe konsultimin publik" https://www.idp.al/vendime-njkp/ | E plotë | Nuk ka |
04 | 26.01.2022 | Sa është numri i ankesave që ka marrë Komisioneri për të Drejtën e Informimit për vitin 2021 dhe çfarë vendimesh ka marrë në rastet konkrete? Sa është numri i ankesave që ka marrë Komisioneri për të Drejtën e Informimit nga gazetarët për vitin 2021 dhe çfarë vendimesh ka marrë në rastet konkrete?(për aq sa mund të identifikohen) Sa është numri total i ankesave të bëra nga OJF për vitin 2021 dhe çfarë vendimesh janë marrë në rastet konkrete ? | 27.01.2022 | Në lidhje me pyetjen e parë të kërkesës për informacion ju informojmë se gjatë vitit 2021 janë depozituar pranë Zyrës së Komisionerit 992 ankesa me objekt "Refuzim dhënie informacioni dhe kopje të dokumenteve zyrtare" ndaj Autoriteteve Publike. Gjithashtu, u shqyrtuan edhe 44 ankesa të mbartura nga viti 2020. Nga këto, Komisioneri është shprehur me vendim per 41 ankesa, prej të cilave 36 vendime urdhërimi, 1 vendim rrëzimi, 2 vendime mospranimi dhe 2 vendime me sanksion administrativ gjobë. Të gjitha vendimet janë të publikuara në faqen zyrtare dhe mund t'i konsultoni nëpërmjet linkut https://www.idp.al/vendime-2021-ddi/ Për sa i perket pyetjes së dytë, lidhur me ankesat e depozituara nga ana e gazetarëve, për aq sa mund të identifikohet, rezultojnë se janë 409 ankesa nga gazetarë, prej të cilave janë dhënë 20 vendime (16 urdhërime, 2 mospranimi dhe 2 sanksion gjobe). Lidhur me pyetjen e tretë, rezulton se nga organizatat jofitimprurese (OJF) janë depozituar 231 ankesa, ndaj te cilave janë dhënë 12 vendime urdhërimi. Zyra e Komisionerit publikon çdo vit listën e plotë të ankesave në portalinpyetshtetin.al, me të cilën mund të konsultoheni lehtësisht në lidhjen https://www.pyetshtetin.al/lista-eankesave-janar-dhjetor2021/ Gjithashtu, duke përfituar nga ky rast, ju shprehim konsideratën tonë në punën e vazhdueshme kundrejt promovimit të transparencës, duke u bërë në këtë mënyrë partnere të vyer të Zyrës së Komisionerit në përmbushje të këtij misioni. Megjithatë, ligji nr. 119/2014 "Për të drejtën e informimit" përcakton qartë procedurat për njohjen me informacion publik. Në këtë këndvështrim, platformat që i shërbejne këtij qëllimi, janë shumë të vlerësuara në drejtim të promovimit të së drejtës së qytetarëve për njohje me informacion publik, por për ti shërbyer sa më mire këtij qellimi, duhet të zbatohet kuadri ligjor me korrektësi. Për këtë qëllim, do t'ju inkurajonim që të zbatohen dispozitat e Kodit Civil mbi përfaqësimin, në ato raste kur Qendra "Res Publica" vepron në emër të qytetarëve të ndryshëm, të cilët kërkojnë njohjen me informacion publik sikurse ndodh në vazhdimësi. | E plotë | Nuk ka |
05 | 31.01.2022 | Kërkesë për informacion mbi ligjin e zbatueshem, për dispozitat ligjore, rregullore etj, që e lejojnë apo jo një subjekt punëdhënës të vendosë kamera sigurie në ambientet brenda zyres! Cilat janë rastet/ kushtet që është e lejuar dhe cilat jo, cilat janë arsyet që e justifikojnë një subjekt të vendosë kamera në ambjentin brenda zyrës dhe ku duhet te shprehen/ evidentohen keto arsye Si mund të mbrohemi në rastin kur punëmarrësi ndodhet në një subjekt kur janë të vendosura kamerat në ambjentin brenda zyres | 01.02.2022 | Referuar kërkesës tuaj për informacion, Zyra e Komisionerit ju bën me dije se të dhënat “imazhe-video” të cilat shërbejnë për identifikimin e subjektit, konsiderohen “të dhëna personale” në kuptim të pikës 1 të nenit 3 të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar (në vijim, “Ligji”). Ndërsa, në Udhëzimin nr. 3 datë 08.09.2011 mbi “Mbi përpunimin e të dhënave personale me sistemin e videosurvejimit në ndërtesa dhe mjedise të tjera”, janë përcaktuar rregullat e përgjithshme për përpunimi e ligjshëm të të dhënave personale me anë të një sistemi video survejimi. Me qëllim përcaktimin e rregullave mbi përpunimin e të dhënave personale të punonjësve (grumbullimi, regjistrimi, ruajtja, renditja, përshtatja, ndreqja, këshillimi, shfrytëzimi, përdorimi, bllokimi, fshirja ose shkatërrimi, transmetimi etj) të punësuar në sektorin privat, Zyra e Komisionerit ka miratuar dhe publikuar në faqen zyrtare (https://www.idp.al/wp-content/uploads/2017/03/udhezim_nr_11_i_integruar.pdf) Udhëzimin nr. 11 datë 05.03.2010 mbi “Përpunimin e të dhënave të punonjësve në sektorin privat” i ndryshuar (në vijim “Udhëzimi”). Sa i përket përdorimit të sistemit të video-survejimi (CCTV) në ambientet e punës, në pikën 10 të këtij Udhëzimi parashikohet “Përpunimi i të dhënave nëpërmjet kamerave të vëzhgimit në vendin e punës” dhe në pikën 11 të tij parashikohet “Transparenca gjatë vëzhgimit me kamera”. Sa më sipër, në rast se konstatoni se të dhënat tuaja përpunohen në mënyrë jo të drejtë, atëherë keni të drejtë të ankoheni pranë Zyrës së Komisionerit dhe të kërkoni ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur, sipas parashikimit në nenin 16 të Ligjit. | E plotë | Nuk ka |
06 | 01.02.2022 | Informacion zyrtar në lidhje me auditet e zhvilluara përgjatë vitit 2019 e në vijim nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në institucionet e administratës publike dhe personat fizik/juridik të cilat janë certifikuar me ISO 27001. Në rast auditimi, vënien në dispozicion të një kopje të rezultateve të hetimit administrativ të përmbyllur me akt administrativ. Informacion zyrtar në lidhje me rastet e revokimit të certifikimit apo të autorizimit për organet certifikuese përgjatë periudhës 2019 e në vijim. | 10.02.2022 | Përgjigja nr.6 | E plotë | Nuk ka |
07 | 23.02.2022 | Jashtë objektit të ligjit | 10.02.2022 | Shqyrtuar si ankesë për cënim të të dhënave personale | E plotë | Nuk ka |
08 | 01.03.2022 | Kërkesë për Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile | 08.03.2022 | Deleguar | E plotë | Nuk ka |
09 | 11.03.2022 | Kopje të Strategjisë për të drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale 2021-2023; Kopje të rekomandimeve/opinioneve të Komisionerit për rishikimin e Udhëzimit Nr. 4059/2 datë 07.06.2016 “Për mënyrën e publikimit të vendimeve gjyqësore në portalin elektronik të gjykatave si dhe në faqet zyrtare të internetit të gjykatave”. | 15.03.2022 | Në lidhje me kërkesën e parë, ju bëjme me dije se dokumentet strategjike të Zyrës së Komisionerit i konsultoni në lidhjen https://www.idp.al/strategji-te-kdimdp/. Po ashtu, ju informojmë se “Strategjia për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale 2021-2023” nuk disponohet, për arsye të zbatimit të Projektit të Binjakëzimit IPA 2017 “Mbështetje institucionit për përafrimin e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale me acquis-in e Bashkimit Evropian” dhe ndryshimeve ligjore për të dy fushat e veprimtarisë së institucionit, gjatë vitit 2021. Për sa më sipër, me asistencën e ekspertëve të Projektit të Binjakëzimit është hartuar “draft Strategjia institucionale për periudhën 2022-2024”. Në zbatim të programit vjetor të punës 2022, është parashikuar miratimi i saj brenda 6 mujorit të parë të këtij viti. Lidhur me kërkesën, mbi kopje të rekomandimeve/opinioneve të Komisionerit për rishikimin e Udhëzimit Nr. 4059/2 datë 07.06.2016 “Për mënyrën e publikimit të vendimeve gjyqësore në portalin elektronik të gjykatave si dhe në faqet zyrtare të internetit të gjykatave” ju bëjmë me dije se Zyra e Komisionerit nuk disponon asnjë rekomandim/opinion për sa më sipër. | E plotë | Nuk ka |
10 | 16.03.2022 | Numri i kontrolleve të realizuara nga Komisioneri lidhur me tarifat për dhënien e informacionit të bëra publike nga autoritetet publike për periudhën 2020-2021? Në sa raste është urdhëruar ndryshimi i tarifave | 17.03.2022 | Zyra e Komisionerit ka administruar gjatë kësaj periudhe 2 raste për të cilat është kërkuar rishqyrtimi i tarifave të aplikuara nga Autoriteti Publik/Instituti i Ndërtimit për dhënien e informacionit. Në vijim, bazuar në pikën 3, të nenit 13 të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, në të cilën parashikohet se: “Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale shqyrton periodikisht, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, tarifat e bëra publike nga autoritet publike dhe, sipas rastit, urdhëron ndryshimin e tyre”, Zyra e Komisionerit, ka filluar procedurën duke kërkuar bashkëpunimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në përputhje me parashikimin e mësipërm, me qëllim rivlerësimin dhe përcaktimin e kostos së riprodhimit të dokumentacionit. | E plotë | Nuk ka |
11 | 13.04.2022 | Informacion mbi rezultatet e hetimit administrative të Zyrës së Komisionerit mbi rrjedhjen e të dhënave personale të zgjedhësve, të nëpunësve/punonjësve dhe të targave | 22.04.2022 | Bashkëlidhur pergjigja | E plotë | Nuk ka |
12 | 19.04.2022 | Informacion mbi Mbrojtjen e të dhënave personale gjatë survejimit me kamera në ambiente publike | 29.04.2022 | Bashkelidhur pergjigja | E plotë | Nuk ka |
13 | 11.05.2022 | Ankesë për mosdhënie informacioni dhe mospërditesim i regjistrit te kërkesave dhe pergjigjeve | 20.05.2022 | Trajtuar si ankesë | E plotë | Nuk ka |
14 | 24.06.2022 | A është konsultuar Zyra e Komisionerit gjatë procesit të hartimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 252 datë 29.04.2022 | 24.06.2022 | Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk disponon korrespondencë në lidhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 252 datë 19.04.2022 “Për procedurat e ofrimit të shërbimeve on-line nga institucionet shërbimofruese dhe për metodologjinë e monitorimit e të kontrollit të veprimtarisë administrative të ofrimit të tyre”. | E plotë | Nuk ka |
15 | 11.08.2022 | Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka kërkuar autorizim për transferimin e të dhënave, për të kaluar në cloud shërbimin e email-eve qeveritare, konkretisht në shërbimin e Microsoft Exchange Online? | 16.08.2022 | Pranë Zyrës së Komisionerit nuk është depozituar asnjë kërkesë për autorizim për transferimin e të dhënave, për të kaluar në cloud shërbimin e email-eve qeveritare, konkretisht në shërbimin e Microsoft Exchange Online. Pavarësisht sa më sipër, në vijim, ju bëjmë me dije disa aspekte që i konsiderojmë me rëndësi lidhur me çështjen në fjalë, nga këndvështrimi i mbrojtjes së të dhënave dhe transferimi ndërkombëtar i tyre. Lidhur me rastin konkret, Zyra e Komisionerit vlerëson se, procesi i transferimit në cloud të shërbimit të email-eve qeveritare, i referohet “transferimit të shërbimeve të përqendruara të postës elektronike të administratës”, të cilat sipas parashikimeve të Udhëzimit nr. 40, datë 13.06.2014 të Komisionerit “Mbi përdorimin e shërbimit të internetit dhe postës elektronike zyrtare në institucionet publike në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale”, duhet të përdoren vetëm me qëllim të përmbushjes së detyrave të ngarkuara nga punëdhënësi. Për rrjedhojë, email-et qeveritare në vetvete nuk konsiderohen të dhëna personale, pavarësisht se nga specifika e veprimtarisë që një kontrollues i caktuar publik mund të ushtrojë, mund të ketë edhe elementë të dhënash personale në këto e-maile. Gjithashtu, nga verifikimet e kryera rezulton se, Microsoft Exchange Online është pjesë e paketës Microsoft Office 365, dhe është një aplikacion “hosted messaging” (hostohen mesazhet), që ofron akses në versionin e plotë të Exchange Server. Vendodhja e Data Center-it të shërbimit Microsoft Exchange Online për Shqipërinë është “Global Geography 1 – EMEA”, specifikisht në shtetet si Austri, Finlandë, Francë, Irlandë, Holandë, Suedi. (Për më tëpër informacion mund të shikoni në link: https://docs.microsoft.com/en-us/microsoft-365/enterprise/o365-data-locations?view=o365-worldwide ) Transferimi i të dhënave personale të subjekteve të të dhënave duhet kryer duke zbatuar detyrimet e përcaktuara në ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar (në vijim “Ligji”). Konkretisht, në nenin 8 të Ligjit parashikohet se: “Transferimi ndërkombëtar i të dhënave personale kryhet, me marrës, nga shtete me një nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave personale. Niveli i mbrojtjes së të dhënave personale për një shtet përcaktohet duke vlerësuar të gjitha rrethanat lidhur me përpunimin, natyrën, qëllimin dhe kohëzgjatjen e tij, shtetin e origjinës dhe destinacionin përfundimtar, aktet ligjore dhe standardet e sigurisë në fuqi në shtetin marrës. Shtetet, që kanë nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave, përcaktohen me vendim të Komisionerit”. Zyra e Komisionerit nëpërmjet Vendimit nr. 8, datë 31.10.2016 “Për përcaktimin e shteteve me nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave personale”, ka përcaktuar shtetet me nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave personale në të cilat mund të kryhet transferimi, pa pasur nevojë për autorizim për transferimin ndërkombëtar të të dhënave personale. Austria, Finlanda, Franca, Irlanda, Holanda dhe Suedia konsiderohen shtete me nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave personale. (Për më tëpër informacion mund të shikoni në link: https://www.idp.al/wp-content/uploads/2017/02/vendim_nr_8.pdf ) Në këtë kontekst, edhe nëse në përmbajtje të email-eve qeveritare ka të dhëna personale, Zyra e Komisionerit vlerëson se, nëse transferimi ndërkombëtar realizohet bazuar në dispozitat e nenit 8 të Ligjit, nuk është e nevojëshme që AKSHI të kërkoj autorizimin e Komisionerit për të kryer transferimin ndërkombëtar të të dhënave personale, në këto shtete. | E plotë | Nuk ka |
16 | 14.09.2022 | Sa është numri i punëmarrësve të cilët kanë përfunduar marrëdhënien e punës për shkak të zgjidhjes së kontratës nga ana e institucionit? Sa prej tyre i jane drejtuar gjykatës? Cfarë vendimi ka marrë gjykata? A ka pasur raste kur punëmarrësve i’u është ofruar zgjidhje e konfliktit nëpërmjet ndërmjetësimit? Sa është vlera e dëmshpërblimit që i është akorduar punëmarrësit nga ekzekutimi i vendimeve gjyqësore? | 19.09.2022 | Në lidhje me pyetjet 1, 2 dhe 3 ju informojmë se gjatë viteve 2017-2022 ka përfunduar marrëdhëniet e punës vetëm 1 punëmarrës për shkak të dy vlerësimeve negative radhazi, i cili është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Çështja është ende në proces. Në lidhje me pyetjet 4 dhe 5 nuk kemi raste. | E plotë | Nuk ka |
17 | 20.09.2022 | Sa kerkesa për informacion janë dërguar drejt secilës nga institucionet e mëposhtme për vitin 2021 dhe sa kërkesa për informacion janë dërguar drejt secilës nga bashkitë e sipërpermendura për vitin 2021? Sa kërkesa për informacion janë dërguar drejt secilës nga ministrive në 6 mujorin e parë të vitit 2022 dhe sa kërkesa për informacion janë dërguar drejt secilës nga bashkite e poshtëshënuar në 6 mujorin e parë të vitit 2022? Sa prej kërkesave secili nga institucionet në fjalë ka kthyer përgjigje për vitin 2021? Sa prej kërkesave secili nga institucionet në fjalë ka kthyer përgjigje në 6 mujorin e parë të vitit 2022? Sa prej kërkesave të dërguara drejt secilit prej institucioneve në fjalë janë ankimuar për vitin 2021? Sa prej kërkesave të dërguara drejt secilit prej institucioneve në fjalë janë ankimuar në 6 mujorin e parë të vitit 2022? Sa prej kërkesave të dërguara drejt secilit prej institucioneve në fjalë për vitin 2021 nuk është kthyer asnjë përgjige? Sa prej kërkesave të dërguara drejt secilit prej institucioneve në fjalë në 6 mujorin e parë të vitit 2022 nuk është kthyer asnjë përgjige? Në total sa kërkesa për informacion janë dërguar drejt të gjithë insitucioneve publike në vend për vitin 2021, sa jane ankimuar dhe sa prej tyre nuk kanë marrë asnjë përgjigje? Po për 6 mujorin e parë të vitit 2022? Për Ministritë e mëposhtme: Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sporteve Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ministria e Punëve të Brendshme -Ministria e Mbrojtjes Minstria e Financave dhe Ekonomisë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Ministria e Drejtësisë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Ministria e Rindërtimit Për Bashkitë e mëposhtme: Bashkia Tiranë Bashkia Durrës Bashkia Fier Bashkia Elbasan | 26.09.2022 | Në lidhje me informacionin që ju kërkoni për numrin e kërkesave për informacion publik të regjistruara nga ministritë dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, ato mund të gjenden në faqen zyrtare të këtyre Autoriteteve Publike. Konkretisht gjenden të publikuara në Programin e Transparencës në rubrikën Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve. Për lehtësi gjeni të listuara më poshtë linkun e programit të Transparencës për të gjitha autoritetet që kërkoni: Ministria e Arsimit dhe Sportit https://arsimi.gov.al/transparenca-3/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale https://shendetesia.gov.al/programi-i-transparences-5/ Ministria e Brendshme https://mb.gov.al/programi-i-transparencess/ Ministria e Mbrojtjes https://www.mod.gov.al/transparence Ministria e Financave dhe Ekonomisë https://financa.gov.al/programi-i-transparences-4/ Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë https://www.infrastruktura.gov.al/program-transparence/ Ministria e Drejtësisë https://www.drejtesia.gov.al/regjistri-i-kerkesave-dhe-pergjigjeve/ Ministria e Turizmit dhe Mjedisit https://turizmi.gov.al/programi-i-transparences-2-2/ Ministria e Rindërtimit - informacioni mund të gjendet pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë . Bashkia Tiranë https://tirana.al/kategori/programi-transparences Bashkia Durrës https://www.durres.gov.al/qytetari/e-drejta-e-informimit/729-programi-i-transparenc%C3%Abs Bashkia Fier - nuk aksesohet faqja Bashkia Elbasan https://elbasani.gov.al/transparenca/ Gjithësesi, bazuar në shkronjë d, pika 2, neni 10 i ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, kërkesa juaj është deleguar tek të gjitha autoritetet publike. Më poshtë gjeni të dhënat e koordinatorëve për të drejtën e Informimit ku është deleguar kërkesa juaj: 1. Ministria e Arsimit dhe Sportit - Sonila Kosova koordinatori@arsimi.gov.al 2. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale – Nexhila Kodra nexhila.kodra@shendetesia.gov.al 3. Ministria e Brendshme - Ardian Bita - ardian.bita@mb.gov.al 4. Ministria e Mbrojtjes – Sokol Gjini sokol.gjini@mod.gov.al; informimi_mm@mod.gov.al 5. Ministria e Financave dhe Ekonomisë – Hega Ismaili hega.ismaili@financa.gov.al, info@financa.gov.al 6. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë - Enxhi Toska enxhi.toska@infrastruktura.gov.al 7. Ministria e Drejtësisë – Roland Stafa koordinatori.informimi@drejtesia.gov.al 8. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit - Enkelana Shala Enkelana.Shala@turizmi.gov.al 9. Ministria e Rindërtimit - informacioni mund të gjendet pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë - Enxhi Toska enxhi.toska@infrastruktura.gov.al 10. Bashkia Tiranë - Blerta Goxha blerta.goxha@tirana.al 11. Bashkia Durrës – Vilma Hyseni vilma.hyseni@durres.gov.al ; info@durres.gov.al 12. Bashkia Fier – Neritan Bocova - info@bashkiafier.gov.al 13. Bashkia Elbasan – Aida Talelli aida.urupi@elbasani.gov.al bashkiaelbasan@elbasani.gov.al Në lidhje me statistikat për ankesat e paraqitura pranë Zyrës së Komisionerit për këto autoritete gjatë vitit 2021 dhe 6 mujorin e parë të vitit 2022, gjeni më poshtë të dhënat e kërkuar në tabelë. Numri i ankesave 2021 2022 Ministria e Arsimit dhe Sportit 22 10 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 62 34 Ministria e Brendshme 8 9 Ministria e Mbrojtjes 10 4 Ministria e Financave dhe Ekonomisë 29 14 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë 40 29 Ministria e Drejtësisë 8 5 Ministria e Turizmit dhe Mjedisit 28 5 Ministria e Rindërtimit 10 6 Bashkia Tiranë 104 73 Bashkia Durrës 15 5 Bashkia Fier 12 5 Bashkia Elbasan 20 8 Për sa më sipër si dhe për të siguruar transparencë më të lartë, më poshtë gjeni të publikuar në portalin pyetshtetin.al regjistrin e ankesave për të gjitha autoritetet publike për vitin 2021 dhe 6 mujorin e parë të vitit 2022. https://www.pyetshtetin.al/wp-content/uploads/2022/01/Lista-e-ankesave-janar-dhjetor-2021-.pdf https://www.pyetshtetin.al/lista-e-ankesave-2022/ | E plotë | Nuk ka |
18 | 28.09.2022 | A ka pasur momente të shkeljes së të dhënave personale tek rasti i Patronazhistëve ? Çfarë ka bërë Komisioneri për këtë çështje? Reagime, Raporte, etj.. Po në momentin e rrjedhjes së pagave, me çfarë rasti kishim të bënim sipas optikës së Komisionerit dhe cili ka qenë reagimi i institucionit? Në rastin e sulmit ndaj e-Albania, rasti i hackerimit nga hackerat iranianë, çfarë qëndrimi ka mbajtur Zyra e Komisionerit, cili ka qenë roli i Zyrës në të gjithë këtë ngjarje e cila është në zhvillim? | 30.09.2022 | Sa i përket pyetjes së parë: “A ka pasur momente të shkeljes së të dhënave personale tek rasti i Patronazhistëve ? Çfarë ka bërë Komisioneri për këtë çështje? Reagime, Raporte, etj..”. Lidhur me pyetjen tuaj ju bëjmë me dije se, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e te Dhënave Personale (në vijim “Zyra e Komisionerit”), pasi ka rënë në dijeni në lidhje me përhapjen e paligjshme të të dhënave personale të shtetasve/zgjedhësve (rasti Patronazhisti), bazuar në nenin 30 të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, nisi hetime administrative kryesisht, me objekt “Verifikimi lidhur me ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale të shtetasve/zgjedhësve, nisur nga informacionet e publikuara në median elektronike”, pranë kontrolluesve Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Partia Socialiste e Shqipërisë dhe në portalin Lapsi.al. Për secilin prej kontrolluesve të sipërcituar, u zhvilluan inspektime në terren të shtrira në kohë, për shkak të kompleksitetit të kësaj çështjeje. Bazuar në veprimet procedurale të ndërmarra nga Zyra e Komisionerit për kryerjen e hetimeve administrative pranë kontrolluesve të lartpërmendur, janë evidentuar shkelje administrative të cilat lidhen në tërësi me mungesën e zbatimit të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale. Në përfundim të hetimeve administrative të ushtruara, Zyra e Komisionerit ka dalë me aktet: - Rekomandim Nr. 42 - Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile https://www.idp.al/wp-content/uploads/2021/08/rekomandimi_nr_42_dpgjc_2020_dmdp.pdf - Rekomandim Nr. 43 - Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit https://www.idp.al/wp-content/uploads/2021/08/rekomandimi_nr_43_akshi_2021_dmdp-1.pdf - Rekomandim Nr. 44 - Partia Socialiste e Shqipërisë https://www.idp.al/wp-content/uploads/2021/08/rekomandimi_nr_44_pssh_2021_dmdp.pdf - Vendimi Nr. 41 - Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve https://www.idp.al/wp-content/uploads/2021/08/vendimi_nr_41_dmdp_2021.pdf Gjetjet e evidentuara në këto hetime administrative trajtohen në mënyrë të detajuar në “Relacionin e hetimit administrativ për përhapjen e paligjshme të të dhënave personale të shtetasve”, nr. 1399 prot., datë 19.08.2021, i cili gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Zyrës së Komisionerit dhe mund të konsultohet në lidhjen e mëposhtme: https://www.idp.al/wp-content/uploads/2021/09/Relacion_hetimi_administrative_per_perhapjen_e_paligjshme_te_te_dhenave_personale_te_shtetasve.pdf Gjithashtu, një informacion më të përmbledhur, e gjeni në raportin Vjetor të vitit 2021, të publikuar në faqen zyrtare të institucionit në lidhjen: https://www.idp.al/wp-content/uploads/2016/10/RAPORTI-VJETOR-2021.pdf Sa i përket pyetjes së dytë: “Po në momentin e rrjedhjes së pagave, me çfarë rasti kishim të bënim sipas optikës së Komisionerit dhe cili ka qenë reagimi i institucionit?” Lidhur me këtë pyetje ju bëjmë me dije se, Zyra e Komisionerit pasi u informua për shpërndarjen masive nëpërmjet platformës së komunikimit “WhatsApp” të një databaze ku përfshiheshin disa kategori të dhënash personale, ku bënin pjesë ndër të tjera pagat e qytetarëve të punësuar në sektorin publik dhe atë privat për muajin janar 2021 si dhe i një databaze që përmbante, ndër të tjera, pagat për muajin prill 2021, ndërmori menjëherë veprime në përputhje me parashikimet e ligjit. Në përmbushje të kompetencave të saj mbikëqyrëse, sa i takon rasteve të përhapjes së paligjshme të të dhënave personale të të subjekteve të të dhënave “nëpunës/punëmarrës” në sektorin publik dhe privat, Zyra e Komisionerit ka filluar hetime administrative pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit si dhe pranë subjekteve të cilat ofrojnë shërbimin e mirëmbajtjes të sistemeve. Lidhur me inspektimet e sipërcituara, ju informojmë se, Zyra e Komisionerit është drejt finalizimit të proceseve të hetimeve administrative dhe rezultatet e tyre do të bëhen publike në faqen zyrtare. Sa i përket pyetjes së tretë: Në rastin e sulmit ndaj e-Albania, rasti i hackerimit nga hackerat iranianë, çfarë qëndrimi ka mbajtur Zyra e Komisionerit, cili ka qenë roli i Zyrës në të gjithë këtë ngjarje e cila është në zhvillim? Sikurse është bërë publike, gjatë muajit Korrik 2022 dhe në vazhdim, Autoritetet Shqiptare janë përballur me sulme kibernetike të cilat kanë të bëjnë me infrastrukturën kritike. Zyra e Komisionerit ndjek në mënyrë të vazhdueshme situatën e krijuar nga sulmi kibernetik ndodhur pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ku përfshihet edhe portali qeveritar e-Albania. Siguria kibernetike trajtohet sipas ligjit nr. 2/2017 “Për sigurinë kibernetike”, i cili parashikon tërësinë e mjeteve ligjore, organizative, teknike dhe edukative, me qëllim mbrojtjen e hapësirës kibernetike. Ndërsa, legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale, ka si synim përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale edhe nëpërmjet sistemeve elektronike, e cila ndër të tjera nënkupton grumbullimin, ruajtjen, menaxhimin, përhapjen, aksesin, etj., të të dhënave personale. Krahasuar me mbrojtjen e të dhënave personale, siguria kibernetike ka fokus më të gjerë të informacionit në sistemet kompjuterike/ elektronike pasi synon sigurinë e sistemeve kundër sulmeve kibernetike, ndërsa mbrojtja e të dhënave ka qasje më të kufizuar vetëm sa i përket mbrojtjes dhe përpunimit të ligjshëm të të dhënave personale. Cenimi i sigurisë kibernetike, në gamën e gjerë të informacionit që prek, mund të sjellë edhe cenimin e të dhënave personale që mund të ndodhen në përmbajtje të sistemeve. Të dhënat personale dhe protokollet e sigurisë së sistemeve mund të dëmtohen në të njëjtën ngjarje kibernetike. Në lidhje me situatën konkrete të sulmit kibernetik, ju informojmë se Zyra e Komisionerit aktualisht, po vlerëson hapat që po ndërmerren nga autoritet përgjegjëse kompetente, për shqyrtimin e incidentit kibernetik në fjalë, të cilat janë pikë qendrore kontakti në nivel kombëtar për operatorët përgjegjës në fushën e sigurisë kibernetike dhe administrojnë raportet e incidenteve në fushën e sigurisë kibernetike. Më tej, Zyra e Komisionerit, nëse do të jetë e nevojshme, do të shqyrtoj ndërmarrjen e veprimeve të tjera ligjore, brenda juridiksionit administrativ sipas legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale. | E plotë | Nuk ka |