REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE 2023

Nr. Rendor Data e kërkesësObjekti i kërkesësData e përgjigjesPërgjigjeMënyra e përfundimit të kërkesësTarifa
0118.01.2023Informacion mbi rrjedhjen e të dhënave personale31.01.2023Përgjigje nr.01E plotëNuk ka
0201.02.2023Sa është numri i ankesave që ka marrë Komisioneri për të Drejtën e Informimit për vitin 2022 dhe çfarë vendimesh ka marrë në rastet konkrete? Sa është numri i ankesave që ka marrë Komisioneri për të Drejtën e Informimit nga gazetarët për vitin 2022 dhe çfarë vendimesh ka marrë në rastet konkrete? (për aq sa mund të identifikohen)
Sa është numri total i ankesave të bëra nga OJF për vitin 2022 dhe çfarë vendimesh janë marrë në rastet konkrete ?

08.02.2203Në lidhje me pyetjen e parë të kërkesës, gjatë vitit 2022 janë depozituar pranë Zyrës së Komisionerit 1032 ankesa me objekt "Refuzim dhënie informacioni dhe kopje të dokumenteve zyrtare" ndaj Autoriteteve Publike. Gjithashtu u shqyrtuan dhe 49 ankesa të mbartura nga viti 2021 (në total 1081 ankesa).
Të gjitha vendimet janë të publikuara në faqen zyrtare dhe mund t'i konsultoni nëpërmjet linkut: https://www.idp.al/vendime-2022-ddi/.
Për sa i përket pyetjes së dytë, lidhur me ankesat e depozituara nga ana e gazetarëve, për
aq sa mund të identifikohet, rezultojnë se janë 456 ankesa nga gazetarë.
Lidhur me pyetjen e tretë, rezulton se nga organizatat jofitimprurese (OJF) janë depozituar 196 ankesa.

Zyra e Komisionerit publikon çdo vit listën e plotë të ankesave në portalin pyetshtetin.al, me të cilën mund të konsultoheni lehtësisht në lidhjen https://www.pyetshtetin.al/wp-content/uploads/2023/02/Regjistri-i-ankesave-2022.pdf
E plotëNuk ka
0308.02.2023Sa kërkesë –ankesa ka administruar Zyra juaj lidhur me mohimin e dhënies së informacionit nga autoritetet publike në Republikën e Shqipërisë për vitin 2022? Sa nga këto kërkesa mbas hetimit administrativ kanë përfunduar me masa administrative për moszbatimin e e ligjit 119/2014 për vitin 2022.


13.02.2023Gjatë vitit 2022 janë depozituar pranë Zyrës së Komisionerit 1032 ankesa me objekt "Refuzim dhënie informacioni dhe kopje të dokumenteve zyrtare" ndaj Autoriteteve Publike. Gjithashtu u shqyrtuan dhe 49 ankesa të mbartura nga viti 2021 (në total 1081 ankesa).
Të gjitha vendimet janë të publikuara në faqen zyrtare dhe mund t'i konsultoni nëpërmjet linkut: https://www.idp.al/vendime-2022-ddi/.
Gjithashtu, Zyra e Komisionerit publikon çdo vit listën e plotë të ankesave në portalin pyetshtetin.al, me të cilën mund të konsultoheni lehtësisht në lidhjen https://www.pyetshtetin.al/wp-content/uploads/2023/02/Regjistri-i-ankesave-2022.pdf
E plotëNuk ka
0409.02.2023Sa është buxheti vjetor 2022 i Zyrës së Komisionerit? Sa është numri i punonjësve të këtij institucioni? Sa ka kushtuar spoti dhe fushata sensibilizimi i ligjit 119/2014 që shfaqet në RTSH?



13.02.2023Buxhetin vjetor të miratuar për vitin 2022 gjendet i publikuar në faqe zyrtare në linkun e mëposhtëm

https://www.idp.al/buxheti-i-zyres-se-komionerit/

Organikën e plotë të Zyrës së Komisionerit dhe numrin e punonjëve e gjeni të publikuar në linkun e mëposhtëm.

https://www.idp.al/organika-2/

Zyra e Komisionerit nuk ka dërguar për transmetim pranë TVSH spot sensibilizues për për ligjin 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
Nëse ju i referoheni transmetimit të videos ndërgjegjësuese me rastin e 28 Janarit 2023 - Ditës Ndërkombëtare për të Mbrojtjen e të Dhënave Personale https://www.youtube.com/watch?v=CA82nXxoWWo , e transmetuar në TVSH në datat 27 - 29 janar 2023 nuk ka pasur kosto financiare. Kopja e shkresës bashkëlidhur ju sqaron në lidhje me rastin.
E plotëNuk ka
0523.02.2023Kopje e praktikës personale02.03.2023Vendosur në dispozicionE plotëNuk ka
0623.02.2023Kopje e praktikës personale28.02.2023Vendosur në dispozicionE plotëNuk ka
0713.03.2023Listën e targave të automjeteve në përdorim nga Zyra e Komisionerit15.03.2023Më poshtë gjeni listën e targave të automjeteve në përdorim nga Zyra e Komisionerit:

PEUGEOT AA010LU
VOLKSËAGEN AA088GM
OPEL AA520SL
PEUGEOT AA961UM
PEUGEOT AA962UM
E plotëNuk ka
0817.03.2023Vendime e KDIMDP mbi konstatimin e shkeljeve të të dhënave shëndetësore? Sa vendime janë marrë dhe kopje të tyre.

25.03.2023Përgjigja nr.8E plotëNuk ka
0921.03.2023Kërkesa nr. 903.04.2023Përgjigja nr.9E plotë pas pagesës së tarifësNuk ka
1021.03.2023Kërkesa nr. 1003.04.2023Bashkëlidhur praktikat e kërkuara si dhe regjistrin e ankesave të anonimizuar për vitin 2021.E plotëNuk ka
1121.03.2023Kërkesa nr. 1103.04.2023Përgjigja nr.11E plotëNuk ka
1223.03.2023Kërkesa nr. 1206.04.2023Përgjigja nr.12E plotëNuk ka
1327.03.2023Kopje e praktikës personale06.04.2023Vendosur në dispozicionE plotëNuk ka
1429.03.2023Sipas ligjit per te drejten e informimit autoritetet publike kane per detyre te publikojne ne faqet e tyre web programin e transparences bazuar mbi modelet qe u mundeson Komisioneri per te Drejten e Informimit. Sipas vezhgimit tuaj te deritanishem, sa institucione publike e kane zbatuar kete detyrim dhe sa institucione nuk e kane zbatuar detyrimin ligjor te publikimit te programit te transparences? Cilat institucione i kane zbatuar dhe cilat jo?
Pjese e programit te transparences eshte edhe publikimi i regjistrit te pyetje-pergjigjeve qe duhet bere publik ne faqet perkatese te institucioneve. Neni 8 i ligjit vendos qe Komisioneri per te drejten e informimit te vendose standarde per formatin dhe permbajtjen e regjistrit. Lutem te na vini ne dispozicion dokumentin ku percaktohen standardet e vendosura nga Komisioneri per formatin dhe permbajtjen e rgjistrit te pyetje pergjigjeve.
Bazuar mbi standardet e vendosura nga Komisioneri per regjistrin e pyetje pergjigjeve qe eshte pjese e programit te transparences se institucioneve publike, sa prej tyre e kane zbatuar standardin e vendosur nga Komisioneri dhe sa jo? Cilat institucione e kane zbatuar dhe cilat jo?

12.04.2023Në lidhje me pyetjen e parë, Zyra e Komisionerit ka konstatuar gjatë ushtrimit të funksioneve monitoruese përgjatë vitit 2022, se ka pasur përmirësim në drejtim të publikimit dhe përditësimit të informacionit të programit të transparëncës nga autoritetet publike, sipas modeleve të miratuara me Urdhërat nr. 211/2018, nr. 187/2020 dhe nr. 188/2020 të Komisionerit.
Nga monitorimi vjetor rezultoi se gjatë vitit 2022, 331 Autoritete Publike kanë publikuar Programin e Transparencës në faqen e tyre zyrtare nga 374 AP në total. Të dhënat e mësipërme janë publikuar dhe në raportin vjetor të Zyrës së Komisionerit të paraqitur pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe të cilin e gjeni të publikuar në faqen zyrtare https://www.idp.al/wp-content/uploads/2016/10/Raporti-Vjetor-2022.pdf
Gjatë vitit 2022 dhe për të tretin vit radhazi, Zyra e Komisionerit publikoi “Indeksin e Transparencës për Institucionet Qendrore e të Varësisë” dhe “Indeksin e Transparencës së Njësive e Vetëqeverisjes Vendore”, me qëllim matjen e transparencës proaktive.
Ky instrument i ideuar dhe krijuar për herë të parë në vitin 2020, ishte një angazhim pilot, që ndërmori Zyra e Komisionerit në atë vit të vështirë dhe sfidues të përhapjes së pandemisë Covid-19.
Gjatë vitit 2022, bazuar dhe në eksperiencën e fituar në 2 vitet paraardhëse, Zyra e Komisionerit përfshiu në këtë monitorim të detajuar 150 autoritete publike qendrorë dhe të varësisë dhe 61 njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Në përfundim të monitorimit Zyra e Komisionerit renditi autoritetet publike në një indeks në një sistem semafori ku autoritetet publike që kanë grumbulluar më shumë pikë janë shënuar me ngjyrë të gjelbër dhe ato me më pak pikë janë shënuar me ngjyrë të kuqe.

Nga 150 institucione të monitoruara në këtë indeks, 149 prej tyre e kanë të publikuar PT-në, ndërsa 61 njësitë e vetëqeverisjes vendore të monitoruar në këtë indeks, 56 prej tyre e kanë të publikuar PT-në, ndërkohë, që të gjitha kanë caktuar koordinatorin për të drejtën e informimit.

Të dy këto raporte gjenden të publikuar në faqen zyrtare të internetit të Zyrës së Komisionerit dhe mund të konsultohen në lidhjen: https://www.idp.al/raporte-monitorimi-2022/

Në lidhje me pyetjet 2 dhe 3, nëpërmjet Urdhrit nr. 188, datë 18.12.2020 “Për miratimin e Regjistrit të Kërkesave dhe Përgjigjeve të rishikuar” i ndryshuar u miratua formati i ri i regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve të cilin e gjeni të publikuar në linkun: https://www.idp.al/wp-content/uploads/2020/12/Urdher_nr.188.pdf
Nga monitorimi vjetor rezulton se 350 Autoritete Publike kanë mbajtur regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve dhe e kanë publikuar atë në faqen zyrtare, ose kanë njoftuar Zyrën e Komisionerit nëpërmjet emailit.

E plotëNuk ka
1527.04.2023Kopje e praktikës personale04.05.2023Vendosur në dispozicionE plotëNuk ka
1622.05.2023Cilat janë disa nga shkeljet faktike ose të mundshme që mund të ndodhin, sa i përket të dhënave personale kur shërbimet si regjistrim në e-Albania dhe marrja e dokumenteve ofrohen në kancelari? Çfarë masash mund të sugjerohen nga institucioni juaj, që ky shërbim të ofrohet i kontrolluar në mënyrë që të mos ketë abuzim me të dhënat personale? Sa të sigurta janë të dhënat e qytetarëve që marrin shërbime të kësaj natyre në kancelari?29.05.2023Në lidhje me kërkesat tuaja, konstatojmë se në përmbajtje të pyetjeve i referoheni detyrimeve që parashikon legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale.

Konkretisht, lidhur me pyetjen tuaj të parë “Cilat janë disa nga shkeljet faktike ose të mundshme që mund të ndodhin, sa i përket të dhënave personale kur shërbimet si regjistrim në e-Albania dhe marrja e dokumenteve ofrohen në kancelari?” ju sqarojmë si më vijon.
Ligji nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar (në vijim, “Ligji”) parashikon se, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale është autoriteti përgjegjës i pavarur, që mbikëqyr dhe monitoron, në përputhje me ligjin, mbrojtjen e të dhënave personale, duke respektuar e garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Konkretisht, sa i takon pyetjes së parë konstatohet se kërkesa juaj nuk i referohet një rasti konkret në mënyrë që Zyra e Komisioinerit të mund identifikojmë problematikat apo shkeljet e mundshme të të dhënave personale. Megjithatë, nga neni 12 deri në nenin 17 të Ligjit, janë parashikuar dispozitat konkrete ligjore ku evidentohen qartë të drejtat e subjekteve të të dhënave personale. Gjithashtu, nga neni 18 deri në nenin 28 të Ligjit, janë parashikuar detyrimet që kanë Kontrolluesit për përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale, gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre.

Sa i takon pyetjes tuaj të dytë “Çfarë masash mund të sugjerohen nga institucioni juaj, që ky shërbim të ofrohet i kontrolluar në mënyrë që të mos ketë abuzim me të dhënat personale”, ju informojmë se Zyra e Komisionerit në mënyrë të vazhdueshme rekomandon zbatimin e detyrimeve të parashikuara nga Ligji dhe aktet nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim të tij, nga çdo Kontrollues. Veçanërisht sa i takon garantimit të sigurisë së të dhënave personale, në nenin 27 të Ligjit, janë parashikuar masat organizative dhe teknike që çdo Kontrollues duhet të ndërmarrë për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrime të paligjshme, aksidentale, humbje aksidentale, për të mbrojtur aksesin ose përhapjen nga persona të paautorizuar, veçanërisht kur përpunimi i të dhënave bëhet në rrjet, si dhe nga çdo formë tjetër e paligjshme përpunimi.
Sa i takon pyetjes suaj të tretë “Sa të sigurta janë të dhënat e qytetarëve që marrin shërbime të kësaj natyre në kancelari” sikurse ju kemi bërë me dije më sipër, Zyra e Komisionerit nuk ka administruar asnjë ankesë e cila të lidhet specifikisht me kërkesën tuaj. Megjithatë, në çdo rast, cilido Kontrollues që bën përpunim të të dhënave personale, duhet ti nënshtrohet detyrimeve të Ligjit pasi në rastet kur përpunimi i të të dhënave kryhet në kundërshtim me dispozitat e Ligjit, përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë sipas nenit 39.

E plotëNuk ka
1729.05.2023Kopje e praktikës personale02.06.2023Vendosur në dispozicionE plotëNuk ka
1801.06.2023Kur janë bërë ankesat për mesazhet nga kompanitë celulare? Përse janë ankuar qytetarët për mesazhet? Çfarë ka evidentuar Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale? Çfarë masash ka marrë Komisioneri? Cili është roli i kompanive celulare në këtë rast?09.06.2023Zyra e Komisionerit është institucion i pavarur, i cili monitoron dhe mbikëqyr zbatimin e ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” nga autoritetet publike dhe ligjin nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, nga kontrollues publik dhe privat.
Si një institucion që garanton dy të drejta dhe liri themelore të qytetarëve të sanksionuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, respektivisht, e drejta për informim (neni 23) dhe e drejta për jetë private/mbrojtja e të dhënave personale (neni 35), Zyra e Komisionerit e vlerëson si të rëndësishëm bashkëpunimin me median në funksion të interesit publik. Në përgjigje të kërkesës tuaj, ju sqarojmë se ligji “Për të drejtën e informimit” përcakton mënyrën dhe standardet e marrjes së informacionit/dokumentacionit me karakter publik nga qytetarët, organizatat e shoqërisë civile apo media. Fusha e zbatimit të tij është qartësuar që në nenin 1 të këtij ligji:
1. Ky ligj rregullon të drejtën e njohjes me informacionin që prodhohet ose mbahet nga autoritetet publike.
2. Rregullat e parashikuara në këtë ligj kanë për qëllim garantimin e njohjes së publikut me informacion, në kuadër të ushtrimit të të drejtave dhe lirive të individit në praktikë, si dhe të formimit të pikëpamjeve për gjendjen e shtetit e të shoqërisë.
3. Ky ligj ka për qëllim edhe nxitjen e integritetit, të transparencës e të përgjegjshmërisë së autoriteteve publike.
Referuar sa më sipër, LDI nuk përcakton asnjë detyrim për autoritetet publike, për zhvillimin e intervistave. Komunikimi me subjektet mediatike për çështje që prekin veprimtarinë institucionale apo që mund të kenë interes publik, mbetet në vlerësimin e autoriteteve publike. Më poshtë gjeni informacionin në lidhje me pyetjet e kërkesës suaj për informacion.
1. Kur janë bërë ankesat për mesazhet nga kompanitë celulare?
Lidhur me këtë pyetje ju informojmë se Zyra e Komisionerit ka administruar dy ankesa, përkatësisht në datat 12.05.2023 dhe 15.05.2023, ku ankuesit pretendojnë se përgjatë periudhës së fushatës zgjedhore, kanë marrë mesazhe në telefoninë e lëvizshme, për qëllime politike.
2. Përse janë ankuar qytetarët për mesazhet?
Përmbajtja e ankesave të paraqitura lidhet me dërgimin e mesazheve promocionale të pakërkuara nga një subjekt politik, për të cilat ankuesit (në cilësinë e subjektit të të dhënave, sipas përkufizimeve të ligji nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar), pretendojnë se nuk ka dhënë pëlqimin.
3. Çfarë ka evidentuar Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale?
Pas administrimit të ankesave të sipërpërmendura, Zyra e Komisioneri duke marrë në konsideratë sensibilitetin e këtij rasti, fillimisht është investuar duke drejtuar një kërkesë pranë subjektit tregtar që ofron shërbimin e telefonisë celulare, për identifikimin e zotëruesve të numrave që janë përdorur për mesazhet promocionale, adresat fizike përkatëse dhe nëse rezultojnë që këto numra të jenë në përdorim të një subjekti tregtar apo subjekti zgjedhor.
4. Çfarë masash ka marrë Komisioneri?
Në vijim, Zyra e Komisionerit me Urdhrin nr. 77, datë 29.05.2023 ka nisur një hetim administrativ për zgjidhjen e rastit. Sikurse në çdo rast tjetër, edhe këtë rast, në përfundim hetimit administrativ, vendimmarrja e Zyrës së Komisionerit do të bëhet publike në faqen zyrtare, përkatësisht në lidhjen: https://www.idp.al/hetimi-administrativ/.
5. Cili është roli i kompanive celulare në këtë rast?
Duke marrë në konsideratë faktin që hetim administativ sapo ka nisur nuk mund të shprehemi akoma për rolin dhe përgjegjësitë e mundëshme të kompanive telefonike.

E plotëNuk ka
1920.06.2023Kopje e praktikes personale21.06.2023Vendosur në dispozicionE plotëNuk ka
2010.07.2023Kerkesa nr.20 20.07.2023Pergjigja nr.20E plotëNuk ka
2102.08.2023Ankese mbrojtja e te dhenave personale14.08.2023Trajtuar si ankeseE plotëNuk ka
2221.08.2023Kopje në formatin pdf të propozimeve që ka bërë Zyra e Komisionerit për Kodin e ri Penal25.08.2023Në përgjigje të e-mail-it tuaj me anë të të cilit kërkoni kopje në formatin pdf të propozimeve që ka bërë Zyra e Komisionerit për Kodin e ri Penal, sqarojmë se jemi akoma në procesin e konsultimit paraprak. Në përfundim të këtij procesi dhe hartimit të qëndrimit përfundimtar, informacioni i kërkuar nga ana juaj do të publikohet në faqen zyrtare të Zyrës së Komisionerit, konkretisht në linkun https://www.idp.al/projekt-akte/ E plotëNuk ka
2309.10.2023Vendimin nr. 18 datë 18.02.2015 dhe Vendimin nr. 18 datë 26.03.2021 të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.12.10.2023Vendimi nr. 18 datë 18.05.2015

Vendimi nr. 18 datë 26.03.2021
E plotëNuk ka
2415.11.2023Kërkesë për procesverbalin e mbajtur gjatë seancës dëgjimore.01.12.2023Në lidhje me seancën dëgjimore të zhvilluar në datë 07.11.2023 në orën 11.00 pranë Zyrës së Komisionerit, ju bëjmë me dije se nuk disponojmë një procesverbal të zbardhur pasi seanca është regjistruar audio.

Nëse dëshironi të merrni një kopje në CD të seancës audio, bazuar në shkronjën c, të pikës 1 të Urdhrit nr. 86 datë 17.04.2015 të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, tarifa për informacionin e dhënë me CD është 60 lekë. Bashkëlidhur gjeni faturën për arkëtim të cilën mund ta paguani pranë çdo banke të nivelit të dytë.
Në pritje të pagesës së faturës për arkëtim60 Lek
2516.11.2023Regjistri i ankesave për të Drejtën e Informimit për vitin 2022 dhe 2023. Informacion mbi masat parandaluese që duhet të marrin institucionet publike për të menaxhuar dhe minimizuar abuzimin e të dhënave personale të qytetarëve që kanë rrjedhur nga viti 2021 e në vijim, etj.01.12.2023Pergjigje nr.25E plotëNuk ka