REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE 2026
| Nr. Rendor | Data e kërkesës | Objekti i kërkesës | Data e përgjigjes | Përgjigje | Mënyra e përfundimit të kërkesës | Tarifa |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 01 | 05.01.2026 | Kopje të dokumenteve zyrtare lidhur me zbatimin e detyrave të përcaktuara në Ligjin Nr. 47/2025 “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit 2025-2030”. | 12.01.2026 | Sa më sipër sqarojmë se Zyra e Komisionerit është parashikuar në këtë Strategji për zbatimin e masave si vijon: • Masa 1.1.3: Hartimi i një plani emergjent për reagimin ndaj sulmeve kibernetike; • Masa 1.2.7: Rregullimi i veprimtarisë së palëve të treta në fushatat zgjedhore; • Masa: 1.4.2: Përmirësimi i rregulloreve për mbrojtjen e të dhënave personale; • Masa 3.1.1 Miratimi i ligjit për shqyrtimin e investimeve të huaja. Për koordinimin dhe ndjekjen e zbatimit të Strategjisë pranë Zyrës së Komisionerit, përgjegjëse është Drejtoria për Çështjet Juridike dhe Marrëdhëniet me Jashtë, në mbështetje edhe të Rregullores së Brendshme të institucionit. Në lidhje me përmirësimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në Seancën Plenare, të datës 19.12.2024 miratoi ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Ky akt i rëndësishëm rregullator përbën një hap përpara për implementimin e standardeve më bashkëkohore të mbrojtjes së kësaj të drejte themelore për qytetarët shqiptarë. Legjislacioni i modernizuar në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale është gjithashtu përmbushje e një prej detyrimeve, në kuadër të procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian (BE), pasi ky akt përafron plotësisht Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) dhe Direktivën për përpunimin e të dhënave personale nga organet ligjzbatuese (Direktiva e Policisë). Ligjin nr. 124/2024 mund ta konsultoni në linkun: https://idp.al/wp-content/uploads/2025/07/ligj-2024-12-19-124.pdf. Gjithashtu, në zbatim të këtij ligji, është miratuar paketa prej 10 (dhjetë) aktesh nënligjore, të cilat plotësojnë në mënyrë tërësore kuadrin rregullator për zbatimin e Ligjit nr. 124/2024, duke siguruar gjithashtu përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian në këtë fushë. Aktet nënligjore mund ti konsultoni në linkun: https://idp.al/udhezime-mbrojtja/. Nga ana tjetër, në kontekstin e mbrojtjes së të dhënave gjatë fushatave zgjedhore, Zyra e Komisionerit ka miratuar udhëzuesin “Për përpunimin e të dhënave personale në kontekstin e fushatave zgjedhore”, i cili synon të ofrojë orientim praktik për subjektet zgjedhore lidhur me respektimin e parimeve dhe detyrimeve ligjore gjatë përpunimit të të dhënave personale të votuesve. Ky udhëzues mbështetet në legjislacionin e Bashkimit Evropian (BE) dhe Këshillit të Evropës (KiE), praktikën ndërkombëtare, si dhe legjislacionin kombëtar në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Në këtë kuadër janë organizuar aktivitete në bashkëpunim me KQZ. Këtë dokument mund ta konsultoni në linkun: https://www.idp.al/wp-content/uploads/2024/02/Udhezues_Faqosur-4-prill.pdf. Përsa i përket buxhetit, nuk ka një zë të veçantë, por përllogaritet në buxhetin e përgjithshëm të aktiviteteve të Zyrës së Komisionerit. Sa i përket objektivave të tjera të parashikuara në Strategji për të cilat Zyra e Komisionerit nuk është drejtpërdrejt përgjegjëse. | E plotë | Nuk ka |
| 02 | 13.01.2026 | Informacion mbi dinamikën e procesit gjyqësor me palë paditëse Ministria e Kulturës dhe palë e paditur KDIMDP dhe palë e tretë Qendra Abc Tirane. Në cfarë faze ndodhet ky proces? A ka vendimmarrje? Ofroni kopje dokumentare. Informacion në lidhje me vendimin 36/2025 mbi dinamiken e zbatimit te ketij vendimi , nëse ka vendimmarrje ofroni një kopje. Informacion mbi vendimin 37/2025 mbi dinamikën e zbatimit të këtij vendimi , nëse ka vendimmarrje ofroni një kopje. | 19.01.2026 | Për sa i përket çështjes nr. 1, siç jeni në dijeni, ju dhe Zyra e Komisionerit jeni palë në procesin administrativ pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për çështjen ICMIS nr. 31154-09775-80-2023 datë 18.03.2025. Për sa i përket çështjes nr. 2, bashkëlidhur gjeni shkresën nr. 574/1 Prot., datë 11.11.2025 të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, administruar me tonën me nr. 2012/6 datë Prot., 14.11.2025. Për sa i përket çështjes nr. 3, bashkëlidhur gjeni shkresën nr. 37697/1 Prot., datë 07.11.2025 të Bashkisë Tiranë, administruar me tonën me nr. 1576/5 datë Prot., 11.11.2025. | E plotë | Nuk ka |
| 03 | 15.01.2026 | Sa ankesa për shkelje të së drejtës për informim janë depozituar nga OJF pranë Komisionerit gjatë vitit 2025? Nga këto ankesa sa janë konsideruar të bazuara; sa kanë rezultuar efektive; sa janë mbyllur pa zgjidhje konkrete? Sa nga këto cështje janë zgjidhur nga institucionet publike pas nderhyrjes se Komisionerit? Sa masa administrative gjobe janë vendosur gjatë vitit 2025 për shkelje të ligjit nr.119/2014 në raste të iniciuara nga ankesa të OJF-ve. Sa nga keto masa janë zbatuar realisht dhe sa kan mbetur të pazbatuar ? | 19.01.2026 | Në lidhje me pyetjen e parë, për aq sa mund të identifikojmë, gjatë vitit 2025, numri i ankesave të depozituara nga organizata të shoqërisë civile me objekt “cënim i të drejtës për informim” është 87. Në lidhje me pyetjet 2 - 6, ju informojmë se, nga totali prej 87 ankesash, për 69 prej tyre informacioni/dokumentacioni i kërkuar u është vënë në dispozicion ankuesve, pas ndërhyrjes së Zyrës së Komisionerit. Ndërkohë, institucioni është shprehur me 3 vendime. Nga këto vendime, janë dhënë 2 vendime urdhërimi për dhënie informacioni dhe 1 vendim rrëzimi. Vendimet i gjeni të publikuara në faqen zyrtare të Zyrës së Komisionerit dhe mund ti konsultoni në lidhjet e mëposhtme:Vendim-Nr.-4-Viti-2025-DPI.pdf Vendim-Nr.-5-Viti-2025-DPI.pdf Vendim-Nr.-37-Viti-2025-DPI.pdf Ndërkohë, 3 ankesa kanë rezultuar jashtë objektit. Gjithashtu, rezultojnë 2 ankesa të refuzuara bazuar në kufizimet e ligjit, 4 ankesa janë jashtë afatit, 1 e paplota, si dhe 5 të tjera janë mbartur për shqyrtim në vitin 2026. | E plotë | Nuk ka |
| 04 | 20.01.2026 | Sa është numri i ankesave për shkelje të së drejtës së informimit, të marra nga Komisioneri gjatë vitit 2025? Sa nga këto ankesa kanë ardhur nga gazetarë dhe/ose organizata mediatike?Sa nga këto ankesa janë zgjidhur nga Komisioneri duke urdhëruar dhënien e informacionit nga Autoriteti Publik, sa janë refuzuar dhe sa janë zgjidhur përmes ndërmjetësimit ?Sa është numri i sanksioneve të vendosura për mosdhënie informacioni gjatë vitit 2025? | 22.01.2026 | Në lidhje me pyetjen e parë, mbi numrin e ankesave që ka marrë Zyra e Komisionerit për vitin 2025 në zbatim të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar ju informojmë se gjatë kësaj periudhe u administruan 861 ankesa, si dhe vijoi me shqyrtimin administrativ të 36 procedurave të mbartura nga viti 2024 (gjithsej 897 ankesa). Ndërkohë, për aq sa mund të identifikojmë, gjatë vitit 2025, numri i ankesave të depozituara me objekt “cënim i të drejtës për informim” është 386 nga gazetarë dhe 87 nga organizata të shoqërisë civile. Në lidhje me pyetjen e dytë dhe të tretë, ju informojmë se, nga totali prej 897 ankesash, për 525 prej tyre informacioni/dokumentacioni i kërkuar u është vënë në dispozicion ankuesve gjatë zhvillimit të procesit të shqyrtimit administrativ nga ana e Zyrës së Komisionerit. Ndërkohë, institucioni është shprehur me 33 vendime për 34 ankesa. Nga këto, janë dhënë 20 vendime urdhërimi për dhënie informacioni, 11 vendime rrëzimi dhe 2 vendime me sanksion administrativ, gjobë. Vendimet i gjeni të publikuara në faqen zyrtare të Zyrës së Komisionerit dhe mund ti konsultoni në lidhjen https://idp.al/vendime-2025-informimi/ .Ndërkohë, 201 ankesa kanë rezultuar jashtë objektit të ligjit. Ankesa këto që vazhdojnë të lidhen me çështje me natyrë individuale ose që trajtohen nga ligje të tjera specifike por që nuk gjejnë zgjidhje nga këto të fundit dhe qytetarët i drejtohen Zyrës së Komisonerit, në kuadrin e institucionit të pavarur që mbikëqyr dhe monitoron ndër të tjera ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, me pritshmërinë për të gjetur zgjidhje. Këto ankesa, pavarësisht se rezultojnë jashtë objektit të veprimtarisë, Zyra e Komisonerit është munduar ti adresojë pranë institucioneve përkatëse duke ndërgjegjesuar, rekomanduar dhe nxitur këto të fundit që ti trajtojnë me objektivitet në përputhje me legjislacionin në fuqi ato. Në këtë kategori përfshihen dhe pyetjet apo kërkesat për pronocim kryesisht nga gazetarët, për të cilat Zyra e Komisionerit ka theksuar shpesh herë që duhet ketë një rregullim të posaçëm. Po ashtu, rezultojnë 25 ankesa të refuzuara bazuar në kufizimet e ligjit, 72 ankesa të paraqitura jashtë afatit, 16 të paplota, si dhe 24 të tjera të mbartura për shqyrtim në vitin 2026. | E plotë | Nuk ka |
| 05 | 21.01.2026 | Numrin total iankesave të trajtuara gjatë vitit 2025. Gjithashtu, bazuar në informacionin që keni ndarë, do të vlerësoja nëse mund të saktësonit se sa nga ankesat e OJF-ve kanë qenë të adresuara ndaj pushtetit qendror dhe sa ndaj pushtetit vendor. | 23.01.2026 | Në lidhje me pyetjen e parë, mbi numrin e ankesave që ka marrë Zyra e Komisionerit për vitin 2025 në zbatim të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar ju informojmë se gjatë kësaj periudhe u administruan 861 ankesa, si dhe vijoi me shqyrtimin administrativ të 36 procedurave të mbartura nga viti 2024 (gjithsej 897 ankesa). Në lidhje me pyetjen e dytë, për aq sa mund të identifikojmë, gjatë vitit 2025, numri i ankesave të depozituara nga organizata të shoqërisë civile me objekt “cënim i të drejtës për informim”, saktësojmë se është 87. Nga totali i ankesave, 26 prej tyre janë për Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore ndërkohë ndaj autoriteteve publike të tjera janë depozituar 61 ankesa. | E plotë | Nuk ka |