3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Trajnimi për BCR, oraganizuar nga AFAPDP

Autoriteti i Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale asiston në trajnimin mbi BCR-të frankofone, të organizuar në datën 11 korrik 2014, nga Shoqata Frankofone e Autoriteteve të Mbrojtjes së të Dhënave Personale (AFAPDP) në bashkëpunim me njësinë e BCR-ve të Komisionit Kombëtar të Informatikës dhe Lirive (CNIL), në Paris.

Dhjetë autoritete frankofone të mbrojtjes së të dhënave, anëtare të AFAPDP-së, morën pjesë në këtë trajnim, i cili i shërben vënies në zbatim të “Rezolutës në lidhje me procedurën e inkuadrimit të transferimeve të të dhënave personale në hapësirën frankofone, me anë të rregullave të detyrueshme të korporatave” (BCR/RCE), miratuar nga Asambleja e përgjithshme e AFAPDP-së në nëntor 2013, në Marakesh.
Në vijim të miratimit të kësaj rezolute, AFAPDP-ja krijoi një listë korrespondentësh të BCR-ve të autoriteteve frankofone dhe e publikoi në faqe e internetit të saj, së bashku me një dokument “pyetjesh të shpeshta” që synon korporatat shumëkombëshe, prezente në shumë vende frankofone dhe që dëshirojnë të inkuadrojnë transferimet e tyre të të dhënave personale. Këto BCR/RCE frankofone frymëzohen nga BCR-të evropiane dhe synojnë të lehtësojnë transferimet e të dhënave që kryhen brenda një grupi korporatash. 13 vende janë përfshirë aktualisht: Shqipëria, Andorra, Belgjika, Benini, Burkina Faso, Franca, Gaboni, Luksemburgu, Maroku, Morisi, Senegali, Zvicra, Tunizia.