3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Takim ndërmjet Zyrës së Komisionerit dhe Përfaqësues të Klinikës së Ligjit pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

Më datë 17 shtator 2014, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi priti në një takim përfaqësues të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në këtë takim u diskutua për një bashkëpunim të mundshëm midis Zyrës së Komisionerit dhe Klinikës së Ligjit, për angazhimin e studentëve të nivelit Master në hartimin e akteve nënligjore të legjislacionit për të drejtën e informimit dhe atij për mbrojtjes e të dhënave personale.

Z. Besnik Dervishi vlerësoi asistencën e ofruar dhe çmoi fillimin e këtij bashkëpunimi në përputhje me agjendën e miratimit e projektligjit “Për të drejtën e informimit” dhe atë për disa ndryshime në ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Në vazhdim të këtij bashkëpunimi, studentet do të mund të japin kontributin e tyre jo vetëm në hartimin e akteve nënligjore, por dhe në ndërgjegjësimin e qytetarëve në lidhje me të drejtën e tyre për t’u informuar nga institucionet publike.