3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

KONFERENCA RAJONALE “LIRIA E INFORMIMIT PUBLIK – ZHVILLIMI I PRAKTIKAVE NË RAJONIN E BALLKANIT PERËNDIMOR”

[et_pb_section admin_label=”section” transparent_background=”off” allow_player_pause=”off” inner_shadow=”off” parallax=”off” parallax_method=”off” custom_padding=”0px|||” padding_mobile=”off” make_fullwidth=”off” use_custom_width=”off” width_unit=”on” make_equal=”off” use_custom_gutter=”off”][et_pb_row admin_label=”row”][et_pb_column type=”4_4″][et_pb_text admin_label=”Text” background_layout=”light” text_orientation=”left” use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid”]

Në datën 18 Shtator 2014 Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Z. Besnik Dervishi mori pjesë në Konferencën Rajonale “Liria e informimit publik – Zhvillimi i praktikave në rajonin e Ballkanit Perëndimor” e organizuar nga Zyra për Komunikim Publik e Qeverisë së Kosovës në bashkëpunim me zyrën e Misionit të OSBE-së në Kosovë. Në këtë Konferencë, morën pjesë Autoritetet e Mbrojtjes së të Drejtës për Informim dhe të Drejtës së Mbrojtjes së të Dhënave Personale të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjë Hercegovinës, Kroacisë dhe Sllovenisë.

Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Z. Besnik Dervishi pas fjalës përshëndetëse prezantoi në Konferencë temën mbi praktikat më të mira të mbrojtjes së të dhënave personale në Shqipëri.

Në përfundim të Konferencës pjesëmarrësit e Autoriteteve të vendeve të rajonit arritën në përfundimin se:

Nevoja e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave është e domosdoshme dhe në funksion të avancimit të realizimit të së drejtës së lirisë së informimit;
Duke ditur që e drejta e informimit publik është e drejtë themelore e njeriut, angazhohemi për realizimin e plotë të saj;
Është e domosdoshme nisja e zbatimit të Direktivës së Komisionit Evropian nr.2013/37/EU për ri-përdorimin e informacioni të sektorit publik;
Praktikat e vendeve të rajonit dëshmojnë se organi që mbikëqyrë zbatimin e ligjeve të lirisë së informimit publik duhet të jetë i pavarur dhe me fuqi ekzekutive;
Bashkëpunimi në fushën e lirisë së informimit publik do të vazhdojë në mënyrë intensive edhe në të ardhmen;
Pajtohemi për krijimin e një forumi të veçantë të përfaqësuesve që merren me lirinë e informimit publik në vendet e Ballkanit Perëndimor, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe avancimin e realizimit të së drejtës për qasje në informacione me karakter publik;
Të shikohen mundësitë që konferenca rajonale mbi lirinë e informimit publik, të jetë vjetore.

[/et_pb_text][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]