Takim midis Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Prokurorisë së Përgjithshme

Në datën 2 tetor, Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale mori pjesë në një takim në Prokurorinë e Përgjithshme mbi përmbushjen e detyrave të lëna nga “Udhëzuesi për 5 Prioritetet e Komisionit Evropian” të adresuara për Prokurorinë, në kuadër të dhënies së aksesit në bazat e të dhënave të regjistrave publikë, si një element i lidhur drejtpërdrejt me efektivitetin e ushtrimit të ndjekjes penale.

Ky takim u organizua me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit midis institucioneve tona. Organi i Prokurorisë ka evidentuar vështirësi në përmbushjen me sukses të veprimtarisë së punës së tij nga mungesa e procedurave lehtësuese të aksesit në informacion për raste hetimore në bazat e të dhënave të institucioneve të tjera. Në lidhje me këtë, organi i akuzës ka nisur bashkëpunimin me institucionet publike për t’u njohur me mundësitë e ofrimit të aksesit online nga ato institucione të cilat disponojnë baza të dhënash shtetërore. Në takimin midis dy Autoriteteve të Pavarura u ra dakord që Zyra e Komisionerit do të angazhohet në dhënien e mendimeve, të cilat prekin fushën e të dhënave personale në aktet që do të dërgohen për mendim, si dhe do të mbikëqyrë punën e institucioneve që do të lejojnë aksesin për sa i përket dokumentimit, masave të sigurisë, kryerjes së njoftimit përpara përpunimit të të dhënave, etj.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë