Konferenca e 36-të e Komisionerëve për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Privatësinë

Në datat 13-16 tetor 2014, u zhvillua Konferenca e 36-të e Komisionerëve për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Privatësinë. Motoja e Konferencës ishte: “Një rend publik për mbrojtjen e të dhënave”.

konferenca36

Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Shqiperisë, mori pjesë në sesionin e mbyllur të Konferencës, të rezervuar vetëm për anëtarët e saj si edhe në sesionin e hapur dy ditor, i rezervuar për publikun e gjerë. Gjatë sesionit të mbyllur u diskutuan dhe u miratuan këto dokumente:

• Deklarata e Morisit në lidhje me “Internet of Things”;

• Rezoluta mbi akreditimin për anëtarësim të Autoriteteve të Landit të Bremenit, Ganës dhe Senegalit, dhe me statusin e vëzhguesit:     Bermudan, Japoninë, Shtetin e Meksikos, Singaporin dhe Komisionin e Tregtisë së Ardhshme të Shteteve të Bashkuara;

• Rezoluta mbi Big Data-t;

• Rezoluta mbi Implementimin e Bashkëpunimit;

• Rezoluta në lidhje me Privatësinë në erën digjitale.

Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Shqipërisë, z. Besnik Dervishi, zhvilloi takime me homologë të tij, sikurse me Kreun e Autoritetit të Republikës së Kosovës, z. Ruzhdi Jashari; Inspektorin e Përgjithshëm të Republikës së Polonisë, z. Wiewiórowski; Presidentin e Autoriteti të Hungarisë, Dr Attila Péterfalvi, President-Komisionerin Federal të Meksikës, znj. Puente de la Mora, përfaqësuesit e CNIL-it të Francës dhe AFAPDP-së, Komisionerin e Morisit, znj. Madhub, si dhe me delegacionet e Bullgarisë, Italisë, Gjermanisë, përfaqësues të kompanisë Facebook si dhe me delegacione të tjera përfaqësues Autoritetesh dhe kompanish e organizatash ndërkombëtare.

Gjatë këtyre takimeve u diskutua në lidhje me situatën aktuale të punës në institucionet përkatëse, mbi nevojën për bashkëpunim më të ngushtë midis autoriteteve si edhe u shpreh angazhimi i ndërsjellët për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërinstitucionale. Vlen për t’u theksuar se Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave, z. Dervishi, u ftua nga drejtuesit e Autoriteteve të Italisë, Bullgarisë, Hungarisë por edhe të Polonisë e Kosovës, për të vizituar institucionet e tyre, në kuadër të lidhjeve të bashkëpunimit midis Autoritetesh të Mbrojtjes së të Dhënave.

Së fundmi, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, inicioi edhe bisedimet midis Shoqatës së Autoriteteve Frankofone të Mbrojtjes së të Dhënave (AFAPDP) dhe Autoritetit të Republikës së Kosovës, me qëllim pranimin e këtij të fundit në këtë organizëm, me statusin e vëzhguesit.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë