3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Seancë dëgjimore në Kuvend mbi Progres Raportin 2014

Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. Besnik Dervishi mori pjesë në seancën dëgjimore të organizuar nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut mbi problematikat e konstatuara në Progres Raportin e fundit të Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Në fjalën e tij drejtuar deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Z. Dervishi theksoi se në Progres Raportin e vitit 2014 të Komisionit Evropian vlerësohet puna e Zyrës së Komisionerit në përmirësimin e bashkëpunimit institucional.

Gjithashtu në raport vlerësohet miratimi i Ligjit për të Drejtën e Informimit, zbatimi i të cilit është përgjegjësi e plotë e Komisionerit tashmë për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale duke kërkuar kështu mbështetjen e Kuvendit për rritjen e kapaciteteve të këtij institucioni.

Kjo është një ndër nismat më të rëndësishme e cila kërkon pa dyshim mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë për të realizuar miratimin e saj. Kjo arritje në një kohë sa më të shpejtë mundëson edhe përmbushjen e shumë detyrimeve që autoriteti ynë ka në zbatim të ligjit për të drejtën informimit, madje realizimi i tyre na kushtëzon edhe në afate konkrete tepër të shkurtra të parashikuara në ligj, per shkak edhe se hyrja në fuqi e ligjit, çka nënkupton zbatimi i tij, nis që prej ditëve të para të Nëntorit.

Gjithashtu në fjalën e tij z. Dervishi evidentoi edhe dyfishimin e numrit të ankesave për vitin 2014 përkundrejt vitit 2013 por se rritja dhe forcimi i kapaciteteve institucionale do të bëjë të mundur arritjen e ndërgjegjësimit në nivelin e kërkuar.

Fjala e Komisionerit