3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale miraton Programin Model të Transparencës

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në zbatim të nenit 6 dhe 8 të Ligjit nr. 119/2014  “Për të drejtën e Informimit” nënshkroi sot me datë 22 Janar 2015, urdhrin për miratimin e Programit model të Transparencës. Miratimi i programit model të transparencës së bashku me regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve nga ana e zyrës së Komisionerit, brenda afatit tremujor të hyrjes në fuqi të Ligjit “Për të drejtën e informimit”,  i jep mundësinë të gjitha Autoriteteve Publike të hartojnë programet e tyre të transparencës në përputhje me këtë Ligj.

Ndërkohë për t’u ardhur në ndihmë Autoriteteve Publike nga Komisioneri janë miratuar edhe standarde të tjera të cilat vendosen në shërbim të qytetarëve dhe vetë Autoriteve Publike si psh: modeli për kërkesën, për përgjigjen dhe modelet e akteve shkresore në procesin e vendimarrjes së Autoriteteve Publike.