Seminar trajnues me bankat e nivelit të dytë

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave organizuan seminarin me temë “Përpunimi i të dhënave personale të punonjësve në sektorin bankar”. Në këtë seminar morën pjesë përfaqësues të departamenteve të burimeve njerëzore të bankave të nivelit të dytë. Gjatë seminarit, stafi i Zyrës së Komisionerit përditësuan pjesëmarrësit lidhur me ndryshimet e fundit ligjore dhe nënligjore, si dhe diskutuan mbi problematikat e ndryshme të ndeshura nga sistemi bankar në zbatim të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

 

Pjesëtarët e stafit të Zyrës së Komisionerit referuan lidhur me detyrimet ligjore për përpunimin e të dhënave personale që në fazën e rekrutimit të punonjësve, si dhe gjatë procesit të punës, monitorimin e ambienteve të punës, aksesin në postën elektronike zyrtare, të dhënat biometrike, masat e sigurisë etj. Në këtë seminar përfaqësuesit e bankave u angazhuan për marrjen e masave konkrete për zbatimin e akteve nënligjore të Komisionerit, si dhe bënë sugjerime për përmirësimin e udhëzimet e prezantuara.

 

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë