3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Takimi midis Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive

Sot me datë 18 mars 2015 përfaqësues të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale së bashku me Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) zhvilluan një tryezë të përbashkët në lidhje me hapat që do të ndiqen nga dy institucionet e pavarura për të garantuar mbrojtjen e të dhënave personale në mediat audiovizive.

Konkretisht, u diskutua mbi mundësinë e hartimit/rishikimit të kuadrit rregullator, veprimtarisë së përbashkët në rast të shkeljes së mbrojtjes së të dhënave personale, nënshkrimit të marrëveshje të bashkëpunimit me këtë autoritet dhe autoritete të tjera të medias  si dhe organizimit të tryezave të rrumbullakëta duke përfshirë dhe aktorët e tjerë që veprojnë në fushën e medias të shkruar dhe asaj audiovizive.

Ky takim u zhvillua në kuadër të  bashkëpunimit të ri institucional midis Zyrës së Komisionerit dhe AMA-s në funksion të garantimit të të drejtave themelore të njeriut si dhe përmbushjes së rezolutës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë si dhe rekomandimit të lënë nga Progres Raporti i Komisionit të Bashkimit Evropian 2014 për Shqipërinë mbi respektimin e të dhënave personale nga ana e medias.