Takimi i 17-të i CEEDPA – Durrës

[et_pb_section admin_label=”section”][et_pb_row admin_label=”row”][et_pb_column type=”4_4″][et_pb_text admin_label=”Text” background_layout=”light” text_orientation=”left” use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid”]

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizoi në datat 29 dhe 30 prill 2015, në mjediset e Hotel Adriatik në Durrës, Takimin e 17-të të Autoriteteve të Mbrojtjes së të Dhënave Personale të Evropës Qendrore dhe Lindore – CEEDPA.

Ky takim është eventi i parë ndërkombëtar që mbahet në Shqipëri nga Zyra e Komisionerit. Në këtë takim morën pjesë 16 delegacione nga Polonia, Hungaria, Republika Çeke, Maqedonia, Kosova, Serbia, Bosnjë dhe Hercegovina, Mali i Zi, Sllovakia, Bullgaria, Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, Maroku, Italia, si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës.

Në fjalën e tij, z. Besnik Dervishi, theksoi se “Takimi i autoriteteve të Mbrojtjes së të Dhënave të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, i shërben vlerësimit të ndërsjelltë të eksperiencave më të mira në këtë fushë, si dhe krijimit dhe unifikimit të praktikave të përbashkëta”.

Në këtë Takim, të ftuar nderi ishin Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, znj. Milena Harito, Zv/presidenti i Zyrës së Mbikqyrësit Evropian të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, z. Wojciech Wiewiorowski, Ambasadorja e Mbretërisë së Hollandës, znj. Dewi van de Weerd, të cilët mbajtën nga një fjalë përshendetëse.

Autoritetet pjesëmarrëse vendosën unanimisht anëtarësimin me të drejta të plotë të Agjencisë Shtetërore të Mbrojtjes së të Dhënave të Kosovës në këtë Rrjet. Në dy ditët e zhvillimi të tij, pjesëmarrësit u njohën gjerësisht dhe shkëmbyen eksperienca për raste konkrete në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe respektimin e privatësisë, informimin në shkolla, reformave ligjore, zhvillimin e teknologjisë, transparencën e punës së Autoriteteve Publike dhe bashkëpunimin me sektorin privat. Rrjeti i Autoriteteve të Mbrojtjes së të Dhënave Personale të Evropës Qendrore dhe Lindore – CEEDPA, është themeluar në vitin 2001, me iniciativë të Autoriteti polak. Zyra e Komisionerit të Shqipërisë është anëtarësuar në këtë Rrjet në vitin 2010.

[/et_pb_text][et_pb_text admin_label=”Text” background_layout=”light” text_orientation=”left” use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid”]

Fjala e plotë z. Besnik Dervishi

Fjala përshëndetëse e znj. Dewi van de Weerd

[/et_pb_text][et_pb_gallery admin_label=”Gallery” gallery_ids=”915,912,914,917,918,919″ fullwidth=”on” show_title_and_caption=”on” show_pagination=”on” background_layout=”light” auto=”off” hover_overlay_color=”rgba(255,255,255,0.9)” caption_all_caps=”off” use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid”] [/et_pb_gallery][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *