3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Marrëveshje bashkëpunimi mes ILDKPKI dhe KDIMDP

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pas konsultimeve të vazhdueshme, ranë dakord për nënshkrimin e një  marrëveshje bashkëpunimi mes tyre. Kjo marrëveshje gjen mbështetje edhe në rekomandimet e rëndësishme të pasqyruara në Rezolutat e Kuvendit të Shqipërisë, për të dy institucionet tona, si dhe nxit procesin e informimin konstant të publikut.

Kjo marrëveshje synon të forcojë dhe përmirësojë praktikat dhe marrëdhëniet mes Autoriteteve përkatëse në garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, në fushat ku këto institucione ushtrojnë kompetencat e tyre ligjore. Veçanërisht, marrëveshja synon përmirësimin dhe konsolidimin e procesit të komunikimit me opinionin publik në fushat e të drejtës për informim, atë të mbrojtjes së të dhënave personale, por edhe në rritjen e transparencës së punës të funksionarëve publikë, në detyrimin e tyre për deklarimin e pasurisë dhe shmangien e konfliktit të interesave.

Palët janë angazhuar në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, ndërsa do të bashkëpunojnë ngushtë edhe në përmirësimin e kuadrit ligjor në fushat përkatëse. ILDKPKI dhe KDIMDP janë angazhuar nëpërmjet kësaj marrëveshje të shkëmbejnë në mënyrë të vazhdueshme njohuritë dhe praktikat më të të reja në këto fusha.

Marrëveshja e bashkëpunimit