3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Verifikime në sektorin Call Center

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në zbatim të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, ka kryer një sërë verifikimesh të subjekteve tregtare me objekt veprimtarie në sektorin “Call Center”. Këto subjekte, që në kuptim të ligjit janë “kontrollues” dhe kanë detyrimin ligjor për të njoftuar Zyrën e Komisionerit në lidhje me të dhënat personale që përpunojnë.

Zyra e Komisionerit ka identifikuar 278 subjekte që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, të cilët, ndër të tjera, kanë të deklaruar në objektin e veprimtarisë së tyre dhe aktivitet në fushën e “Call Center”. Gjatë periudhës mars-prill 2015, Zyra e Komisionerit ka realizuar hetime administrative në disa kompani të këtij sektori, që janë kontrollues të dhënash personale. Në përfundim të procedurave përkatëse, është verifikuar shkelja e detyrimit ligjor për të njoftuar Zyrën e Komisionerit në lidhje me përpunimin e të dhënave personale. Kjo iniciativë e ndërrmarë është rezultat edhe i ankesave të subjekteve të të dhënave të depozituara pranë institucionit tonë.

Në përfundim, Zyra e Komisionerit ka dalë me vendim me sanksion administrativ-gjobë për 17 subjekte tregtare, të cilët iu nënshtruan procedurës së hetimit administrativ. Këto hetime administrative të Zyrës së Komisionerit janë realizuar edhe në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit me Autoritetin homolog në Republikën e Italisë, dokument i nënshkruar në muajin shkurt të këtij viti.