Konferenca Evropiane e Autoriteteve të Mbrojtjes së të Dhënave

Zyra e Komisionerit mori pjesë në Konferencën Evropiane të Autoriteteve të Mbrojtjes së të Dhënave Personale e organizuar nga Zyra e Komisionerit për Informimin të Britanisë së Madhe (ICO), cila u zhvillua në datat 18-20 maj 2015.

Në këtë konferencë u diskutua gjerësisht për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional si ndërmjet shteteve, ashtu dhe mes autoriteteve publike e sektorit privat. Në terma praktikë, u trajuan problematika të mbrojtjes së privatësisë në epokën digjitale në drejtim të njohjes dhe ushtrimit nga individët të të drejtave në fushën e dhënave personale, procedurave të ruajtjes së tyre, si dhe forcimin e legjislacionit në rastet e çështjeve gjyqësore penale apo civile. Në këtë event morrën pjesë përfaqësues të Autoriteteve evropiane; specialistë të institucioneve të BE, si Mbikqyrësi Evropian për të Dhënat Personale, Mbikqyrësi i Sistemit të Përbashkët Doganor, nga Bordi mbikqyrës i EUROPOL, nga Bordi mbikqyrës i EUROJUST; si dhe nga vende e organizata partnere.

Zyra e Komisionerit, në këtë konferencë, prezantoi dhe ftoi autoritetet homologe evropiane të marrin pjesë në aktivitetin ndërkombëtar “XXVII Case Handling Workshop”. Ky event do të shërbejë si një platformë e shkëmbimit të drejtpërdrejtë të eksperiencave dhe rasteve konkrete në fushën e mbrojtjes së privatësisë dhe të të dhënave personale. Ky aktivitet do të mbahet për herë të parë në vendin tonë në këtë format, në fund të muajit shtator dhe mbështetet nga Zyra e Komisionerit për Informimin të Britanisë së Madhe (ICO).

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë