3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Prezantohet raporti i Monitorimit të Transparencës nga ISHSP

Instituti Shqiptar i Studimeve Politike dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë prezantuan raportin e “Monitorimit të Transparencës dhe Sjelljes së Administratës Gjyqësore ndaj Publikut”.

I ftuar në takimin prezantues të këtij raporti ishte edhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi. Në fjalën e tij, Komisioneri vlerësoi si thelbësore rritjen e transparencës në sistemin gjyqësor, por edhe ndërgjegjësimin e publikut për t’u informuar gjerësisht me dispozitat e Ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Z. Dervishi njohu të pranishmit me statistika e problematika konkrete, me të cilat është përballur Zyra e Komisionerit, gjatë procesit të zbatimit të ligjit të sipërpërmendur.