3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Konferenca “Privatësia në Epokën Digjitale”

Zyra e Komisionerit mori pjesë në konferencën “Privatësia në Epokën Digjitale – Përpunimi i të Dhënave të Ndjeshme”, të organizuar nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kosovës, në Prizren, më 12 qershor 2015. Kjo pjesëmarrje shënon një nivel të ri ndërveprimit institucional mes dy Autoriteteve të vendeve tona, si edhe është kontribut në procesin e bashkëpunimit gjithnjë e më të ngushtë rajonal.

Në këtë aktivitet, përfaqësuesit e Autoritetit mbajtën një prezantim me temë “Përpunimi i të dhënave sensitive – praktika e Republikës së Shqipërisë”, ku njohën të pranishmit me eksperiencën e vendit tonë në këtë drejtim. Prezantimi u ndoq me interes nga të pranishmit, të cilët vlerësuan masat e ndërmarra nga Zyra e Komisionerit për zbatimin e kuadrit ligjor në sektorin shëndetësor, si një nga më sensitivët dhe me impakt të madh në jetën e qytetarëve.

Në konferencë, një vëmendje e veçantë iu kushtua rritjes së masave të sigurisë në sistemet kompjuterike, si dhe aplikacioneve të reja për përpunimin sa më efikas e të shpejtë të të dhënave personale shëndetësore.