E drejta për informim, bashkëpunimi shqiptaro-malazez

Zyra e Komisionerit zhvilloi një vizitë pranë Autoritetit homolog të Malit të Zi, më 5 qershor, në kuadër të intensifikimit të procesit të bashkëpunimit rajonal dhe ndërveprimit institucional në fushën e zbatimit të ligjit për të drejtën e informimit në shtetet respektive.

Përfaqësuesit e Zyrës së Komisionerit shqiptar u pritën nga Komisioneri malazez, z. Muhamet Gjokaj dhe zyrtarë të tjerë të lartë të këtij institucioni. Në këtë aktivitet u trajtuan gjerësisht raste konkrete dhe u shkëmbye eksperiencë në aspektin ligjor dhe administrativ në fushën e të drejtës për informim dhe balancimin e saj me mbrojtjen e të dhënave personale.

Kjo vizitë u vlerësua si mjaft e rëndësishme për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy Autoriteteve tona. Ajo është tregues i frymës së integrimit rajonal në bashkëpunimin për gjetjen e hapësirave për standardizimin e praktikave më të mira nga Autoritetet tona në fushën e të drejtës për informim.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë