“Cloud Computing” dhe masat e sigurisë për mbrojtjen e të dhënave personale

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizoi sot në mjediset e “Hotel Tirana International” workshop-in/tryezën e rrumbullakët me temë “Cloud Computing” dhe masat e sigurisë për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Në këtë aktivitet morrën pjesë përfaqësues të disa institucioneve, si Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), dhe nga shumë kompani private që e ofrojnë shërbimin Cloud në vendin tonë.
Në fjalën e tij, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, theksoi se, “zhvillimi i shpejtë i teknologjisë së informacionit rrit qëllimet dhe mënyrat e përpunimit të të dhënave personale. Mbrojtja e privatësisë mund arrihet me përmirësimin e infrastrukturës së nevojshme  të teknologjisë së informacionit, pasi si kompanitë ashtu dhe qytetarët presin që kjo infrastrukturë të jetë në dispozicion dhe funksionale në çdo kohë dhe në çdo vend, në mënyrë që të dhënat mund të përpunohen dhe të ruhen në mënyrë të sigurtë.”

Zyra e Komisionerit i njohu pjesëmarrësit me udhëzuesin për Cloud Computing. Në këtë kuadër, ajo i ftoi të pranishmit që nëpërmjet eksperiencave të tyre të kontribuojnë gjerësisht në drejtim të përmirësimit të mëtejshëm të standardeve të mbledhjes, përpunimit, përhapjes dhe ruajtjes së të dhënave personale nga operatorët që e ofrojnë këtë shërbim në vendin tonë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe praktikat më të avancuara ndërkombëtare.

Fjala e Komisionerit