3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Konferenca e Frankofonisë

[et_pb_section admin_label=”section”][et_pb_row admin_label=”row”][et_pb_column type=”4_4″][et_pb_text admin_label=”Text” background_layout=”light” text_orientation=”left” use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid”]

Zyra e Komisionerit mori pjesë në Konferencën e VIII dhe në Asamblenë e IX të Përgjithshme të Shoqatës Frankofone të Autoriteteve të Mbrojtjes së të Dhënave Personale (AFAPDP), që u mbajtën në Bruksel, në datat 25 dhe 26 qershor.

Ky aktivitet i rëndësishëm dhe i përvitshëm u organizua në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF) dhe Komisionin për Mbrojtjen e Privatësisë së Mbretërisë së Belgjikës (CPVP). Eventi u zhvillua në 2 sesione dhe në 4 panele paralele, në të cilat u trajtuan tema me interes, si: “Aktivitetet e survejimit për arsye sigurie dhe sfidat e mbrojtjes së të dhënave”; “Krijimi i të drejtave “të reja” në epokën digjitale”; “Konformiteti i përpunimeve, inkuadrimi i përpunimit të të dhënave administrative” dhe “Artikulimi i instrumenteve të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përpunimi i ankesave”.

Zyra e Komisionerit mori pjesë në panelin e fundit, ku paraqiti një prezantim mbi sistemin e përpunimit të ankesave nga Autoriteti ynë dhe praktikat e mira. Të pranishmit e vlerësuan pozitivisht aktivitetin e Institucionit, si përsa i përket përmirësimit të vazhdueshëm të procesit, ashtu edhe në drejtim të ndërgjegjësimit gjithnjë e më të madh të publikut për respektimin e të drejtave kushtetuese.

Asambleja e Përgjithshme e AFAPDP shqyrtoi dhe miratoi një Rezolutë mbi parashikimin e parimeve etike gjatë përpunimeve të të dhënave personale në fushën e shëndetësisë dhe gjenetikës, si edhe një dokument në mbështetje të deklaratave të Autoriteteve të mbrojtjes së të dhënave personale në lidhje me survejimin.

Anëtarët e Shoqatës votuan për dhënien e statusit të anëtarit vëzhgues për Autoritetet e Mbrojtjes së të Dhënave të Kosovës dhe të Bregut të Fildishtë, me një afat njëvjeçar, përpara pranimit të tyre të mundshëm me të drejta të plota në vitin 2016. Konferenca e ardhshme e AFAPDP do të zhvillohet në Burkina Faso.

[/et_pb_text][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]