3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Përdorimi i sistemeve CCTV, verifikime për zbatimin e dispozitave ligjore

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke marrë në konsideratë rëndësinë dhe përhapjen e përdorimit të sistemeve të survejimit me kamera – njohur ndryshe si sistemet CCTV, ka urdhëruar nisjen e hetimit administrativ për kontrollin e zbatimit të dispozitave të ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Në këtë proces janë listuar për t’u verifikuar disa institucione shtetërore, ashtu si edhe shumë subjekte tregtare private.

Inspektorët e Zyrës së Komisionerit po kryejnë procedurën e hetimit në kategori të tilla përdoruesish të sistemeve CCTV, si: spitale, qendra shërbimi për studentët, bar-restorante, qendra tregtare, në sektorin e hotelerisë; etj. Të gjitha këto subjekte kanë detyrimin e informimit në përputhje me nenin 18 të ligjit Nr. 9887 dhe zbatimin e Udhëzimit Nr. 3, datë 05/03/2010 të Zyrës së Komisionerit “Mbi  përpunimin e të dhënave personale me sistemin e video survejimit në ndërtesa dhe mjedise te tjera” i ndryshuar; si dhe plotësimin e detyrimit për njoftim në përputhje me nenet 21 e 22 të ligjit Nr. 9887.

Në përfundim të kësaj procedure, Zyra e Komisionerit do të dalë me akte përfundimtare për gjetjet e konstatuara në aktivitetin e subjekteve që përdorin sistemet e survejimit CCTV.