3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në revistën Forbes

Revista prestigjioze FORBES i dedikoi një shkrim mjaft interesant Konferencës së 36-të të Komisionerëve për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Privatësinë duke e pasqyruar në versionin online të saj. Në artikullin “World’s Top Privacy Experts Worry About Internet Of Things” të gazetarit Adam Tanner vlerësohet edhe kontributi i Zyrës së Komisionerit Shqiptar në diskutimet e çështjeve të rëndësishme të mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë. Ky shkrim i jep jehonë Konferencës në të cilët u diskutuan çështje që kanë të bëjnë me të dhënat personale në një rang global dhe kryesisht rreth rreziqeve që i shkakton jetës private zhvillimi i madh teknologjik në atë që njihet si “Internet of Things” .

Zyra e Komisionerit Shqiptar si anëtare me të drejta të plota në këtë Konferencë u angazhua veçanërisht në grupin e punës ndërkombëtar “Edukimi Digjital për të Gjithë” duke kontribuar, ndër të tjera edhe në hartimin e një dokumenti mbi metodologjinë e ndërgjegjësimit të fëmijëve mbi të drejtën e mbrojtjes së privatësisë. Ky dokument u vlerësua nga promotorët e Grupit të Punës Ndërkombëtar, sikurse u vlerësuan dhe të gjitha aktivitet ndërgjegjësuese që ka organizuar Komisioneri pikërisht me këtë grup moshë.

Për më shumë, lexoni në lidhjen.