Zyra e Komisionerit merr pjesë në punimet e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Në datën 3 shtator 2014, Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen e të dhënave Personale mori pjesë në punimet e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ku u diskutua projektligji “Për të drejtën e informimit” dhe projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar”. Përfaqësuesi i Zyrës së Komisionerit e vlerësoi si zhvillim pozitiv trajtimin e kërkesave për qasje ne informacion nëpërmjet trajtimit nga i njëjti Autoritet që mbikëqyr zbatimin e të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale. Kjo ndikon në gjetjen e balancës midis dhënies së informacionit dhe të drejtës për privatësi.

Risitë që sjell projektligji “Për të drejtën e informimit” fokusohen ndër të tjera në:
– krijimin e një figure të re, siç është koodinatori për të drejtën e informimit, dhe parashikimin e kompetencave të tij;
– mbrojtjen e së drejtës për informim që ka çdo qytetar, pa qenë nevoja të sqarojë motivet;
– rregullimin e përgatitjes dhe miratimit të programeve të transparencës;
– rregullimin e njohjes me informacionin/dokumentin zyrtar publik;
– parashikimin e kufizimit të së drejtës për informim;
– parashikimin e shkeljeve dhe sanksioneve administrative;
– rregullimin e kompetencave dhe procedurave për shqyrtimin e ankesave.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë