3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale do të organizojë aktivitetin ndërkombëtar CASE HANDLING WORKSHOP 2015

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me mbështetjen e Zyrës së Komisionerit të Informimit të Mbretërisë së Bashkuar (ICO), është përzgjedhur të organizojë aktivitetin e XXVII Case Handling Workshop 2015.

Case Handling Workshop është një aktivitet ndërkombëtar mjaft i rëndësishëm, në fushën e trajtimit të praktikave të mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë. Uorkshopi është krijuar si një nën-grup i Konferencës Evropiane të Autoriteteve të Mbrojtjes së të Dhënave. Dokumentet të cilët trajtohen në këtë aktivitet, diskutohen edhe gjatë Konferencës Evropiane. Shkëmbimi i informacionet mbi çështje praktike dhe promovimi i kontakteve midis autoriteteve janë vetëm disa nga qëllimet kryesore të këtij uorkshopi. Pjesëmarrës në këtë aktivitet të përvitshëm janë të gjitha autoritetet e shteteve anëtare të BE-së, Zvicra, vendet kandidate, të gjitha vendet evropiane dhe ato shtete të cilat kanë nivel ekuivalent mbrojtjeje të privatësisë me atë të BE-së, Komisioni Evropian dhe Mbikëqyrësi Evropian i Mbrojtjes së të Dhënave Personale.