3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Pushteti vendor dhe të drejtat e njeriut

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ishte e ftuar dhe mbajti një prezantim në panelin kushtuar të “Drejtës për Informim” në Konferencën vjetore “Pushteti vendor dhe të drejtat e njeriut”, të organizuar nga institucioni i Avokatiti të Popullit.

Në fjalën e tij, z. Besnik Dervishi, i njohu të pranishmit me punën e Zyrës së Komisionerit që prej hyrjes në fuqi të ligjit 119/2014 “Për të drejtën e informimit” në nëntor të vitit të kaluar, me problematikat dhe sfidat që janë ndeshur gjatë kësaj periudhe. Ai e cilësoi si prioritare për funksionimin e Autoriteteve Publike rritjen e transparencës – nëpërmjet përmbushjes së detyrimeve të ligjit të sipërcituar, si një parakusht për të luftuar me efikasitet korrupsionin.

Komisioneri e vlerësoi si të rëndësishme ndryshimin e mentalitetit të trashëguar të administratës publike në raport me të drejtën për informim, si një revolucion që duhet të ndodhë në këtë drejtim. Nga ana tjetër, z. Dervishi, tha se programi i transparencës dhe fuqizimi i rolit të koordinatorit për të drejtën për informim, do të sigurojnë, ndër të tjera, njohuri më të plota rreth aktivitetit të Autoriteteve Publike.