3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Reforma e mbrojtjes së privatësisë, hyn në fuqi Rregullorja e re e Mbrojtjes së të Dhënave Personale në Bashkimin Evropian

Nga 25 maji 2018 hyn në fuqi zbatimi i Rregullores së re evropiane në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Rregullat e reja, që kanë për qëllim t’u japin qytetarëve më shumë kontroll rreth të dhënave të tyre personale dhe të standartizojnë në një nivel më të lartë këtë fushë në të gjitha vendet anëtare të BE për të adresuar problematikën në epokën digjitale, u aprovuan nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli.

Rregullat e reja përfshijnë dispozita për:

  • të drejtën për t’u harruar;
  • “pëlqim të qartë dhe pozitiv” nga personi konkret për përpunimin e të dhënave personale;
  • e drejta për të transferuar të dhënat tuaja në një ofrues tjetër shërbimi;
  • e drejta për t’u njohur me rastet kur të dhënat tuaja janë vjedhur;
  • sigurinë se shpjegimi i politikave të sigurisë të bëhet në një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme për individin dhe
  • forcimin e penaliteteve si një masë parandaluese për shkeljen e ligjit.

Rregullorja e re përfshin, gjithashtu, edhe një direktivë për transferimin e të dhënave për qëllime të hetimit policor apo gjyqësor. Ajo do të zbatohet për rastet e tranferimit kufitar brenda Bashkimit Evropian, si dhe vendos standarte minimale për përpunimin e të dhënave për qëllime të hetimit policor në secilin prej shteteve anëtare.

Tekstin e publikuar në Gazetën Zyrtare të BE në datë 4 maj, vendet anëtare kanë dy vjet kohë, deri në 25 maj 2018, që ta përshtasin në legjislacionin kombëtar.