Takim në Universitetin “Ismail Qemali” dhe në shkollat e mesme të përgjithshme të Vlorës

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi një takim informues me studentë dhe stafin akademik të Univeristetit “Ismail Qemali” të Vlorës.

Stafi i Zyrës së Komisionerit i informoi të pranishmit me aspektet ligjore të fushës së mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë, me raste praktike në vendin tonë, me  rolin e Autoritetetit në procesin e trajtimit të ankesave të qytetarëve dhe me zhvillimet më të fundit në këtë drejtim në Bashkimin Evropian dhe më gjerë. Në takim u prezantuan edhe risitë e ligjit “Për të drejtën e informimit”, hartimin dhe publikimin e programeve të transparencës së autoriteteve publike, rolin e koordinatorit gjatë trajtimit të kërkesave të qytetarëve, kompetencën e Zyrës së Komisionerit në rastet e ankesave, si dhe me portalin pyetshtetin.al.

Po ashtu, Zyra e Komisionerit zhvilloi disa takime edhe me nxënësit dhe mësuesit e shkollave të mesme të përgjithshme të qytetit të Vlorës, në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese “Privatësia dhe siguria e të dhënave gjatë përdorimit të rrjeteve sociale nga të rinjtë”. Gjimnazistët u informuan me aspekte të ndryshme të përdorimit të sigurt të internetit dhe rrjeteve sociale, u trajtuan raste konkrete të keqpërdorimit të të dhënave personale nga vetë të rinjtë, ndërsa u njohën edhe me mjete e mënyra për të shmangur shkeljen e privatësisë.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë