3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Takim me studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës

[et_pb_section admin_label=”section”][et_pb_row admin_label=”row”][et_pb_column type=”4_4″][et_pb_text admin_label=”Text” background_layout=”light” text_orientation=”center” use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid”]

Në foto znj. Pjerina Gaxha, Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (majtas) dhe znj. Ardita Shehaj, Drejtor i Drejtorisë për të Drejtën e Informimit (djathtas), gjatë takimit me studentët në Qendrën e Informimit të BE në Shkodër.

[/et_pb_text][et_pb_text admin_label=”Text” background_layout=”light” text_orientation=”left” use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid”]

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me Qendrën e Informimit të BE, zhvilluan një takim me studentët e gazetarisë të Universitetit “Luigj Gurakuqi të Shkodrës.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi i gazetarëve të ardhshëm për rritjen e transparencës së autoriteteve publike nëpërmjet zbatimit tërësor të ligjit “Për të drejtën e informimit”, respektimi i privatësisë së qytetarëve nëpërmjet mbrojtjes së të dhënave personale, ndërsa garantohet funksionimi i një media të lirë dhe të pavarur. Studentët u njohën nga afër me funksionet dhe kompetencat e Zyrës së Komisionerit, trajtimin dhe zgjidhjen e ankesave, me raste praktike të shkeljes së privatësisë dhe keqpërdorimit të të dhënave personale nga ana e medias në këtë fushë. Gjithashtu, studentëve iu shpjegua se si mund të bëhet një kërkesë për informacion pranë një Autoriteti Publik, rastet kur ai duhet të jepet, rastet e kufizimit në dhënien e tij, rolin e koordinatorit në këtë proces, hartimin dhe publikimin e programeve të transparencës, si dhe u njohën edhe me portalin pyetshtetin.al.

[/et_pb_text][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]