3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Numri i parë i Revistës “Informim Dhe Privatësi”

Publikohet numri i parë i Revistës “Informim Dhe Privatësi”. Ky është një botim periodik, çdo 6 muaj, i Zyrës së Komisionerit dhe në të do të pasqyrohen në mënyrë të përmbledhur aktivitetet kryesore të institucionit.

E drejta për informim dhe mbrojtja e të dhënave personale janë dy shtylla të rëndësishme të demokracisë shqiptare. Mbikëqyrja efektive nga Zyra e Komisionerit e zbatimit rigoroz të ligjeve nga autoritetet publike dhe kompanitë private, është garanci për respektimin e plotë të këtyre të drejtave. Duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë që të ofron komunikimi, Revista ka për qëllim të nxisë akoma edhe më shumë ndërgjegjësimin e qytetarëve për ushtrimin në praktikë të të drejtave të tyre kushtetuese.

Ky botim vjen në vazhdën e publikimeve të rregullta dhe të larmishme të Zyrës së Komisionerit, me të cilat mund të njiheni në menunë “Publikime” në adresën www.idp.al.