3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Zyra e Komisionerit pjesëmarrëse në prezantimin e raportit “Bashki e Hapur”

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, mori pjesë në takimin e prezantimit nga Instituti i Studimeve Politike të raportit për zbatimin e detyrimeve të ligjit “Për të drejtën e informimit”, i realizuar pas monitorimit të programeve të transparencës në 4 bashki të mëdha të vendit.

Z. Dervishi në fjalën e tij përshëndetëse e vlerësoi pozitivisht nivelin e bashkëpunimit me ISP, si një nga aktorët e rëndësishëm të shoqërisë civile. Njëkohësisht, ai theksoi se Zyra e Komisionerit ka mbikëqyrur dhe asistuar nga afër të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore për përmbushjen e detyrimeve të ligjit 119/2014. Komisioneri i njohu të pranishmit edhe me problematika konkrete me të cilat është përballur institucioni. Ndërsa, nxiti Organizatat jo Fitimprurëse dhe median të jenë më aktivë dhe pjesëmarrës në procesin e rritjes së transparencës së Autoriteteve Publike.