Zyra e Komisionerit pjesëmarrëse në prezantimin e raportit të monitorimit për pushtetin vendor nga BIRN

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale mori pjesë në prezantimin e raportit të monitorimit “Pushteti vendor nën lenten e të drejtës për informim” të hartuar nga Rrjeti i gazetarisë investigative BIRN, mbështetur nga Lëviz Albania.

Në fjalën e tij përshëndetëse, z. Besnik Dervishi, tha se ka ende mangësi serioze në njohjen dhe në përmbushjen e detyrimeve të ligjit “Për të drejtën e informimit” nga organet e vetëqeverisjes vendore. “Transparenca e pushtetit vendor është më e domosdoshme për shkak të rolit që luajnë këto institucione në shoqëri, si institucione që janë më pranë qytetarëve”. Nga ana tjetër, ai tha se Zyra e Komisionerit është treguar gjithnjë e gatshme për të ofruar asistencën e saj për Autoritetet Publike për zbatimin korrekt dhe në kohë të kësaj të drejte kushtetuese të qytetarëve. Njëkohësisht, z. Dervishi vlerësoi edhe bashkëpunimin produktiv mes institucionit dhe BIRN, si një nga aktorët kryesorë të shoqërisë civile.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë