Zyra e Komisionerit bashkëpunon me ICE

Në Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale u zhvillua një takim pune me znj. Gabriella Lombardi, drejtuese e ICE (Agjencia Italiane për Tregtinë me Jashtë). Në të u diskutua për rrugët e mundshme të bashkëpunimit dypalësh me interes të ndërsjelltë, në fushat e mbrojtjes së të dhënave personale dhe të drejtës për informim.

Zyra e Komisionerit bëri një panoramë të përgjithshme të kuadrit ligjor shqiptar dhe kompetencave të saj. Palët ranë dakord të vijojnë kontaktet dhe të shkëmbejnë informacionin e nevojshëm mes tyre, sidomos, në drejtim të procesit të njohjes së kompanive italiane me përmbushjen e detyrimeve ligjore në vendin tonë.

ICE është një institucion shtetëror në varësi të Ministrisë Italiane të Zhvillimit Ekonomik. Agjencia zhvillon dhe promovon marrëdhëniet ekonomiko-tregtare të këtij vendi në botë, duke asistuar dhe këshilluar kompanitë për mundësitë e biznesit në tregje të ndryshme.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë