3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Zyra e Komisionerit përshëndet funksionimin e Google Street View në Shqipëri

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale përshëndet nisjen e funksionimit prej muajit nëntor të shërbimit Google Street View në Shqipëri. Autoriteti ka bashkëpunuar me përfaqësuesit e kompanisë, me qëllim që aktiviteti i përpunimit të të dhënave nëpërmjet këtij aplikacioni të realizohet në përputhje me legjislacionin e mbrojtjes së të dhënave personale për respektimin e të drejtave të shtetasve shqiptarë në kuadër të mbrojtjes së privatësisë.

Në njoftimin e kompanisë Google për lançimin e shërbimit është cituar edhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi – “Privatësia nuk mund të jetë opsion, Zyra e Komisionerit e garanton këtë të drejtë”.

Prej muajit prill të këtij viti kompania Google ka realizuar fotografimin 360° të rrugëve të qyteteve kryesore, si dhe të zonave turistike e historike të vendit.