3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

ELSA ALBANIA nxit ndërgjegjësimin për mbrojtjen e privatësisë

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale mori pjesë në një “seancë plenare” në Kuvendin e Shqipërisë të organizuar nga studentë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Tiranës, anëtarë të Shoqatës Evropiane të Studentëve Juristë (ELSA-ALBANIA). Aktiviteti me karakter didaktik kishte për qëllim të njihte nga afër studentët me procesin e ligjbërjes, që nga propozimi e deri në miratimin e aktit legjislativ. Në këtë simulim u prezantua dhe votua ligji “Për të drejtën e fshirjes së të dhënave personale”, i hartuar nga vetë studentët.

Në aktivitet ishte i ftuar Komisioneri për të Drejtën e Informmimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi. Në përshëndetjen e tij për të pranishmit, ai theksoi se Kushtetuta dhe ligji nr. 9887/2008 garantojnë mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënat personale të qytetarëve. Duke qënë se legjislacioni shqiptar ka përshtatur standardet më të përparuara të Bashkimit Evropian, hyrja në fuqi në maj 2018 e Rregullores së re të Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave Personale hap perspektivën e rëndësishme për ndryshime dhe përmirësime të mëtejshme në këtë fushë, si pjesë e procesit të integrimit të vendit. Angazhimi i studentëve në inciativa të tilla i shërben njohjes me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe rrit ndërgjegjësimin për ushtrimin e tyre në praktikë.