Në vijim të publikimeve të Zyrës së Komisionerit, vjen i përkthyer në gjuhën shqipe “Manuali i së Drejtës Evropiane në Fushën e Mbrojtjes së të Dhënave”. Ky botim i përgatitur bashkërisht nga Agjencia e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian (ADTH), Këshilli i Evropës dhe Zyra e Kancelarit të Gjykatës Evropiane të së Drejtave të Njeriut, është deri më tani përmbledhja më e plotë e jurisprudencës së Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, i hartuar në anglisht dhe frëngjisht dhe përkthyer në 23 gjuhë të ndryshme.
Ky Manual është një udhërrëfyes gjithëpërfshirës i legjislacionit evropian të mbrojtjes së të dhënave, i cili përfshin një panoramë të përgjithshme të kuadrit ligjor në fuqi të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian dhe shtjellon jurisprudencën kryesore të Gjykatës Evropiane të së Drejtave të Njeriut dhe të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian. Manuali është konceptuar për juristët që nuk janë specialistë të fushës, gjyqtarët, Autoritetet kombëtare të mbrojtjes së të dhënave dhe për persona të tjerë, të cilët punojnë në fushën e mbrojtjes së të dhënave. Në të paraqiten shembuj konkretë dhe skenarë hipotetikë, të cilat kanë për qëllim të ilustrojnë zbatimin në praktikë të rregullave evropiane në fushën e mbrojtjes së të dhënave, veçanërisht, kur nuk ekziston jurisprudencë specifike të GjEDNj apo të GjDBE.
Manuali i së Drejtës Evropiane në Fushën e Mbrojtjes së të Dhënave