Takimi i tretë i “Grupit të Fokusuar” për forcimin e rolit të koordinatorit të të drejtës për informim

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në bashkëpunim me Fondacionin “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” (Soros) zhvilluan tryezën e tretë të rrumbullakët të “Grupit të Fokusuar në lidhje me kapacitetet e koordinatorit të të drejtës për informim”. Qëllimi i diskutimeve në këtë takim, në të cilin morën pjesë përfaqësues të Drejtorive Juridike apo koordinatorë të ministrive dhe institucioneve të varësisë, ishte përmbushja e detyrimeve që parashikohen në ligjin 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

Një nga aspektet kryesore është procesi i standardizimit të procedurave të brendshme në procesin e kthimit të përgjigjeve. U trajtua gjerësisht çështja e përditësimit sipas specifikave të Programit të Transparencës të këtyre institucioneve, ndërsa u diskutua edhe për aspekte të zbatimit të ligjit “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, duke qënë se është një nga instrumentat e rëndësishëm të informimit të publikut, për rritjen e transparencës e llogaridhënies së Autoriteteve Publike. Fondacioni Soros dhe Zyra e Komisionerit po zbatojnë projektin “Matja e kapaciteteve të koordinatorëve të të drejtës për informim dhe koordinatorëve të njoftimit dhe konsultimit publik”. Nëpërmjet vlerësimit të aspekteve rregullatore dhe profesionale, nisma synon forcimin e rolit të koordinatorëve dhe me përfundimin e projektit, do të hartohet raporti me propozimet përkatëse.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë