Komisioneri anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Mbrojtjes së të Dhënave dhe Privatësisë

Në Konferencën e 39-të Ndërkombëtare të Komisionerëve të Mbrojtjes së të Dhënave dhe Privatësisë (ICDPPC) u zhvilluan zgjedhjet për kreun dhe anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, u zgjodh anëtar-vëzhgues në këtë forum. Prej tetorit  2018, ai do të jetë anëtar me të drejta të plota në organin më të lartë drejtues të organizatës. Roli i Komitetit Ekzekutiv është hartimi i politikave dhe dokumenteve të Konferencës Ndërkombëtare, si dhe koordinimi i punës me Autoritetet anëtare në unifikimin e standardeve e praktikave të trajtimit të çështjeve të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale.

Kreu i Komisionit të Informatikës dhe Lirive të Francës, znj. Isabelle Falque-Pierrotin, u zgjodh në postin e Presidentit të Komitetit Ekzekutiv, duke zëvendësuar në këtë detyrë homologun e saj neozelandez, z. John Edwards. Në përbërje të Komitetit Ekzekutiv janë edhe Komisioneri i Privatësisë së Kanadasë, z.Daniel Therrien; Komisioneri i Burkina Fasos, znj. Marguerite Ouedraogo Bonane; Komisioneri i Mbretërisë së Bashkuar, znj. Elizabeth Denham; Komisioneri i Hong Kongut, z. Stephen Kai-yi Wong; Supervizori Evropian i Mbrojtjes së të Dhënave, z. Giovanni Buttarelli dhe Komisioneri i Bullgarisë, z. Ventislav Karadjov.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë