Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, priti në një takim pune z. Claus Neukirch, Kreun e Zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri.
Tema kryesore e takimit ishte bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve. Nga z. Dervishi u vlerësua ndihma dhe kontributi i KiE për Zyrën e Komisionerit në nxitjen e kulturës së transparencës së Autoriteteve Publike dhe për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve. Z. Neukirch konfirmoi edhe një herë mbështetjen për Zyrën e Komisionerit për vijimin e bashkëpunimit në përfitimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta.