Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave e BE, trajnim me ekspertë të “Ernst&Young”

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me kompaninë “Ernst&Young”, zhvilloi trajnimin me temë “Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) e Bashkimit Evropian”. Në këtë trajnim morën pjesë stafi i Zyrës së Komisionerit, ndërsa lektorë ishin z. Milen Raikov dhe znj. Irina Yaneva. “Ernst&Young” është një nga 4 kompanitë më të mëdha botërore në fushën e konsulencës dhe auditimit.

Temat e trajnimit kishin të bënin me risitë e legjislacionit të ri evropian në fushën e të dhënave personale, marrëdhëniet mes kontrolluesve dhe përpunuesve dhe informimi i subjektit të të dhënave (qytetari) dhe të drejtat e tij. Po ashtu, u trajtuan edhe çështje të sigurisë së përpunimit të të dhënave, përgjegjshmëria në procesin e përpunimit dhe transferimi ndërkombëtar i të dhënave. Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave Personale hyn në fuqi në 25 maj 2018 në të gjitha vendet anëtare të BE.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë