Legjislacioni i ri i mbrojtjes së të dhënave personale në BE dhe sektori privat

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ishte e ftuar në aktivitetin e organizuar nga kompania “PricewaterhouseCoopers Albania” dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë, ku u diskutua për Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të BE (GDPR) dhe përmbushjen e detyrimeve të sektorit privat, me hyrjen e saj në fuqi në 25 maj 2018. Në këtë takim, Zyra e Komisionerit u përfaqësua nga znj. Pjerina Gaxha, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së të Dhënave Personale.

Znj. Gaxha i njohu të pranishmit me detyrimet dhe të drejtat që parashikohen në Rregulloren e Përgjithshme, jo vetëm për vendet anëtare të BE, por edhe për vendet e treta. Gjithashtu, ajo theksoi detyrimin e institucioneve publike dhe sektorit privat për mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me legjislacionin kombëtar në fuqi në këtë fushë dhe me të rejat që sjell Rregullorja e Përgjithshme. Zyra e Komisionerit po bën përgatitjet për procesin e përmirësimit dhe harmonizimit të legjislacionit shqiptar me Rregulloren e Përgjithshme.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë