Regjistri Kombëtar i Kërkesave dhe Përgjigjeve, faza e 2-të e portalit pyetshtetin.al

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” (Soros) po bashkëpunojnë në realizimin e projektit për “Regjistrin Kombëtar të Kërkesave dhe Përgjigjeve”, si pjesë e fazës së dytë të portalit “pyetshtetin.al”.

Për këtë qëllim është krijuar një sistem, nëpërmjet të cilit qytetarët do të kenë mundësi bërjen direkt të kërkesës për informacion dhe ankesës pranë Zyrës së Komisionerit. Kjo risi u mundëson atyre efektivitet më të madh në ushtrimin e të drejtës për informim dhe nxit transparencën dhe llogaridhënien e Autoriteteve Publike. Ky sistem është formatuar në mënyrë të tillë që i gjithë procesi i trajtimit të kërkesave apo ankesave të realizohet brenda tij.

Fillimi i kësaj faze u prezantua gjatë ditës së martë, në dy takime që u zhvilluan në formën e trajnimit për përdorimin e sistemit. Në të parin morën pjesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Ndërsa në të dytin, ishin të pranishëm koordinatorët dhe specialistët e teknologjisë së informacionit të Autoriteteve Publike ku do të pilotohet ky projekt – Zyra e Komisionerit, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Bashkitë e Tiranës, Korçës dhe Shkodrës.

Video – Kërkesa nëpërmjet portalit pyetshtetin.al

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë