Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në seancën e sotme plenare, miratoi Rezolutën “Për vlerësimin e punës të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017”. Rezoluta njeh dhe vlerëson veprimtarinë e Zyrës së Komisionerit për vitin 2017 dhe përcakton objektivat kryesore të punës për vitin 2018.