3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

9 MAJI, DITA E EVROPËS

9 maji është Dita e Evropës. Me këtë rast, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ju uron të gjithëve dhe beson se kjo ditë përkujtimore, është edhe e qytetarëve shqiptarë. Integrimi në Bashkimin Evropian është sfida kryesore e vendit.

Me moton “Mbrojtja e të dhënave – së bashku më mirë”, në 3 dhe 4 maj, rreth 100 përfaqësues të Autoriteteve Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale u mblodhën në Konferencën vjetore në Tiranë. Mbrojtja e lirive dhe të drejtave të njeriut janë gurët e themelit të Bashkimit Evropian, një standard referues ky edhe për legjislacionin shqiptar.

Dita e Evropës përkujtohet çdo vit në 9 maj dhe kremton paqen dhe unitetin në Evropë.