3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit në raport me të drejtat e qytetarëve

Në workshop-in “Përshtatja e kërkimit në TIK (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit) për të mbështetur agjendën digjitale shqiptare”, organizuar nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, ishte e ftuar për të mbajtur një prezantim dhe Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Znj. Ardita Shehaj, Drejtor i Drejtorisë për të Drejtën e Informimit dhe znj. Pjerina Gaxha, Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i njohën të pranishmit me kompetencat dhe veprimtarinë e Autoritetit.

Portali pyetshtetin.al është një nga risitë më të vlerësuara në fushën e TIK, për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së Autoriteteve Publike. Portali është një platformë e thjeshtë në përdorim, pa pagesë dhe bashkëkohore në shërbim të individëve, organizatave të shoqërisë civile apo medias. Nga ana tjetër, u trajtuan çështje që kanë të bëjmë me sfidat e mbrojtjes së privatësisë dhe të dhënave personale në raport me zhvillimin e teknologjive të informacionit. Në këtë kontekst, të pranishmit u njohën me përshtatjen e legjislacionit kombëtar në këtë fushë me kuadrin e ri rregullator evropian (GDPR), që mundëson një standard të lartë të garantimit të kësaj të drejte themelore edhe për qytetarët shqiptarë.